Durrës, grabitet bankomati i një banke të nivelit të dytë

Bora Basholli

Policia e Durrësit ka bërë me dije se në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele ka ndodhur një grabitje e një bankomati të një banke të nivelit të dytë.

Dyshohet se nga kjo grabitje është marrë një sasi e konsiderueshme parash. Policia po heton ngjarjen, për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.06.2019,në lagjen Nr.14, Durrës, në orët e para të mëngjesit , persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë, ku dyshohet të kenë marrë një sasi lekësh ende të papërcaktuar.

Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje dhe  po  punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *