Policia e Durrësit ka bërë me dije se në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele ka ndodhur një grabitje e një bankomati të një banke të nivelit të dytë.
Dyshohet se nga kjo grabitje është marrë një sasi e konsiderueshme parash. Policia po heton ngjarjen, për të identifikuar dhe arrestuar autorët.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.06.2019,në lagjen Nr.14, Durrës, në orët e para të mëngjesit , persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë, ku dyshohet të kenë marrë një sasi lekësh ende të papërcaktuar.
Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
b.b/dita
