10 kandidatë për postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe

Edona Llukacaj

Dhjetë është numri i kandidatëve që do të garojnë për postin e kryetarit të Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar dhe rrjedhimisht për atë të kryeministrit të Britanisë së Madhe, konfirmoi këtë të hënë komiteti i kësaj partie.

Kujtojmë se kryetarja e mëparshme, Theresa May, dha dorëheqje, si pati paralajmëruar  javën e kaluar, ndërsa do të mbetet në krye të qeverisë, derisa të zgjidhet kryeministri i ri, në mënyrë që të evitohen problemet. Dorëheqja e saj erdhi pas mungesës së suksesit për të bindur parlamentin për rrugën që do të ndiqej në implementimin e Brexit.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar bëhet në mënyra automatike kryetari i partisë më të madhe në parlamentin britanik, që për momentin është Partia Konservatore.

10 kandidatët zyrtarë për këtë post janë:

Ish-Ministri i Jashtëm, Boris Johnson,

Ministri i Jashtëm, Jeremy Hunt,

Ministri i Mjedisit, Michael Gove,

Ish-Ministri për Brexit, Dominic Raab,

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock

Ministri i Brendshëm, Sajid Javid

Ministri i Zhvillimit Ndërkombëtar, Rory Steëart,

Ish-Ministrja e Punës, Esther McVey,

Ish-kryetarja e Parlamentit, Andrea Leadsom,

Deputeti konservator, Mark Harper.

Raundi i parë i votimeve në mesin e ligjvënësve konservatorë do të mbahet të enjten, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *