Mbi ligjin e ri për Shëndetin Mendor

editor

 

Në këtë ligj kanë gjetur zgjidhje disa nga mangësitë e ligjit të vjetër. Por megjithë  përmirësimet e dukshme ligji i sapo hyrë në fuqi le për të dëshiruar për mënyrën se si do të përshtatet e zbatohet në Shqiperi

 

Ligji i parë  “Për Shendetin mendor në Shqiperi”  u miratua në  vitin 1996.(Ligji nr.8092). Per kohen kur u miratua  ai  ligj përbënte një  risi dhe një  zgjidhje të  pjesshme  të problemeve  që lidheshin  me të  drejtat e një kategorie  personash të rpekur nga format e ndrushme të shrregullimeve mendore.

Evoluimi i koncepteve për  shëndetin mendor  nxorën në pah  kufizimet e ligjit  të mësipërm dhe njeherësh problematikat e reja të kësaj dukurie në Shqipëri, problematika të  konstatuara nga organizma kombetare e ndërkombetare të pavarur, si Avokati i Popullit,  Komiteti Europian per Parandalimin e Tortuës dhe  Trajtimeve Shnjerezore (CPT) e tjerë.

E gjithë kjo shtroi nevojën e  hartimit të një ligji të ri më të plotë në përputhje me standartet  bashkohore europiane. Për këtë qeveria  shqiptare ngriti një grup  pune   të perbere nga ekspertë të  Ministrise se Shendetesise, Ministrise se  Drejtesise, Ministrise se Punës, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta si edhe nga eksperte  të  QSUT-së. Grupi  punës u mbeshtetet  gjate  procesit të draftimit të projjektligjit të ri  në  praktikat dhe legjislacionet  e vendeve si Italia, Portugalia e tjerë. Grupi u asistuar nga specialist të  OBSH-së, nga istitucioni i Avokatit te Popullit si edhe nga organiata joqeveritare të  interesuara.  Në tërësi kjo nismë e rëndësishme  ligjore  iu referua akteve nderkombetare, rekomandimeve te OBSH-së si dhe disa rezolutave  e konkluzioneve  të posaçme të  Keshillit te Europes, si:

-Rezolutës  së datës  18 nentor 1999  “Per promovimin e  shendetit mendor”

-Konkluzioneve të Këshillit te Komisionit  Europian të 15 nentorit 2001 “Per luften kunder stresit dhe problemet e lidhura me depresionin”.

-Konkluzioneve  të  Keshillit te Europes të datës  12 qershori 2003, “Per luften kunder stigmës dhe diskriminimit  lidhur me çrregullimet mendore”.

-Konkluzionve  të  Keshillit te Europes të dates 3 qershor 2005, “Per veprim të shëndetit mendor në komunitet”.

Ligji   i ri “Për shendetin mendor”  u miratua në Kuvendin e  Shqipërisë në datë 12 prill  2012.  Ai  shënon një hap të  rëndësIshëm përpara në fushën e legjislacionit specifik ëpr mbrojtjen e shendetit mendor të  shtetasve dhe në një rrafsh me të gjerë, në fushën e legjislacionit për liritë dhe të drejtat e njeriut. Në këtë ligj kanë gjetur zgjidhje disa nga mangësitë e ligjit të vjetër. Por megjithë  permiresimet e dukshme  ligji i sapo hyre ne fuqi le per te dëshiruar per menyren se si ai do te përshtatet e zbatohet  në Shqiperi. Ligji i ri ndërkaq  ka lene në harrese kategori te veçanta personash qe jane subjekte  të  dhunës fizike, psikologjike dhe traumave qe derivojne, si psh ajo ndaj  gruas apo  familjeve të ngujuara per shkaqe kanunore…

Në  problem i rendesishem dhe i prekshem ishte ai i monitorimit dhe permiresimit te kushteve per personat  me çrregullime mendore qe kane kryer veper penale (personat qe vuajne denimin me burg). Është pritur  një trajtim me serioz dhe me profesional per kete kategori personash, te cilet jane me vulnerable ndaj problemeve te shendetit mendor. Ligji i ri pothuajse e anashkalon kete kategori  duke e permendur thjesht në terma te pergjithshem, pa specifikuar probleme apo trajtime te veëanta.Megjithe përpjekjet e  OJF-ve të  ndryshme si edhe rakomandimeve te Keshillit të Europes kjo kategori nuk eshte permendur sa duhet ne ligj.

Aktet nënligjore dhe tranzitore i jane lene në dorë- normalisht-  Ministrise se Shendetesise dhe Ministrise se Drejtesise .

Ende pa u miratuar ligji keto ministri moren një iniciative te rendësishme.  Ministri i Shendetesise, zoti  Petrit Vasili dhe  Ministri i Drejtesise, zoti Eduard Halimi nenshkruan memorandumin per krijimin e  institutit shendetesor per trajtimin e te burgosurve me çrregullime mendore.

Kjo marreveshje erdhi  si reagim ndaj raportit te KiE mbi situaten alarmante ne istitutet e paraburgimit dhe të burgimit ne Shqiperi. Te dy ministra nenvizuan rendesinë e saj ne kuadrin e masave per  garantimin dhe mbrotjen e te drejtave njeriut e në vecanti te së drejtes  se trajtimit njerezor dhe perkujdesjes  mjekesore per çdo te burgosur.  Ministrat shprehen nderkaq angazhimin e ministrive perkatese per paraqitjen e nje  projektvendimi ne qeveri ne menyre qe ngritja e institutit te futet ne rrugen e realizimit brenda nje kohe optimale.

Memorandumi parashikon fillimisht ngritjen e grupit nderministror qe do të  merret me percaktimin   e vendit ku do të  ngrihet instituti si dhe me perllogaritjen e fatures financiare.

Kjo marreveshje shenonte hapin e pare zyrtar per zgjidhjen e problemit te te burgosurve me problem mendore si dhe per promovimin ne kete rrafsh  te drejtave te njeriut ne shqiperi. Megjithate informacionet për punen e ketij gupi nderministror jane te pakta dhe te turbullta deri.Natyrisht, mungesa e  mbështetjes financiare  kufizon  të  gjitha iniciativat  në këtë rrafsh.

Një hap perpara në  ligjin e ri është  bere  në aspektin e  monitorimit. Struktura monitoruese janë Komiteti Kombetar i Shendetit Mendor, i cili eshte organ keshillimor i Ministrit te Shendetesise si dhe Avokati i Popullit .Vendosja e Avokatit te Popullit në rolin kryesor te monitorimit te jashtëm te shërbimeve te shëndeti mendor  funksionon de jure që nga Janari i vitit 2008, si Mekanizem Kombetar per Prandalimin e Torturës,Trajtimit  Shnjerëzor dhe Poshterues.Ky funksion i është  atribuar Avokatit te Popullit nga një rezolute e veçante e Kuvendit  te Shqiperise, si detyrim ndëkombetar, që buron nga protokolli opsional i Konventes Kunder Tortures (OPCAT)  i OKB-së, i cili eshte ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë  dhe eshte  bërë pjese e legjislacionit te brendshem me ligjin nr.9094,te dates 3 korrik 2003. Duhet thene qe kesaj strukture të rëndësishme  i  eshte degjuar zëri  vetem me zgjedhjen e Avokatit te ri te Popullit, gjë  qe jep shpresë se do të jetë akoma më efiçente tani që është përfshirë edhe në ligjin e ri për Shendetin  Mendor.

Një  problem mbetet roli i organizatave jofitimprurëse në kete rrafsh.Menyrat dhe kushtet në te cilat ato do veprojnë per te asistuar personat apo kategorite në nevoje nuk jane specifikuar qartesisht. Roli i shoqerise civile eshte sanksionuar edhe në konventat nderkombetare ne te cilen Shqiperia ka aderuar dhe si rrjedhoje ka obligime t’i zbatojë.

Ministritë përkatëse  dhe Keshilli i Ministrave  kanë në dispozicion aktualisht, një afat disamujor  per te  pergatitur aktet nenligjore dhe transitore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *