Në këtë ligj kanë gjetur zgjidhje disa nga mangësitë e ligjit të vjetër. Por megjithë përmirësimet e dukshme ligji i sapo hyrë në fuqi le për të dëshiruar për mënyrën se si do të përshtatet e zbatohet në Shqiperi
Ligji i parë “Për Shendetin mendor në Shqiperi” u miratua në vitin 1996.(Ligji nr.8092). Per kohen kur u miratua ai ligj përbënte një risi dhe një zgjidhje të pjesshme të problemeve që lidheshin me të drejtat e një kategorie personash të rpekur nga format e ndrushme të shrregullimeve mendore.
Evoluimi i koncepteve për shëndetin mendor nxorën në pah kufizimet e ligjit të mësipërm dhe njeherësh problematikat e reja të kësaj dukurie në Shqipëri, problematika të konstatuara nga organizma kombetare e ndërkombetare të pavarur, si Avokati i Popullit, Komiteti Europian per Parandalimin e Tortuës dhe Trajtimeve Shnjerezore (CPT) e tjerë.
E gjithë kjo shtroi nevojën e hartimit të një ligji të ri më të plotë në përputhje me standartet bashkohore europiane. Për këtë qeveria shqiptare ngriti një grup pune të perbere nga ekspertë të Ministrise se Shendetesise, Ministrise se Drejtesise, Ministrise se Punës, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta si edhe nga eksperte të QSUT-së. Grupi punës u mbeshtetet gjate procesit të draftimit të projjektligjit të ri në praktikat dhe legjislacionet e vendeve si Italia, Portugalia e tjerë. Grupi u asistuar nga specialist të OBSH-së, nga istitucioni i Avokatit te Popullit si edhe nga organiata joqeveritare të interesuara. Në tërësi kjo nismë e rëndësishme ligjore iu referua akteve nderkombetare, rekomandimeve te OBSH-së si dhe disa rezolutave e konkluzioneve të posaçme të Keshillit te Europes, si:
-Rezolutës së datës 18 nentor 1999 “Per promovimin e shendetit mendor”
-Konkluzioneve të Këshillit te Komisionit Europian të 15 nentorit 2001 “Per luften kunder stresit dhe problemet e lidhura me depresionin”.
-Konkluzioneve të Keshillit te Europes të datës 12 qershori 2003, “Per luften kunder stigmës dhe diskriminimit lidhur me çrregullimet mendore”.
-Konkluzionve të Keshillit te Europes të dates 3 qershor 2005, “Per veprim të shëndetit mendor në komunitet”.
Ligji i ri “Për shendetin mendor” u miratua në Kuvendin e Shqipërisë në datë 12 prill 2012. Ai shënon një hap të rëndësIshëm përpara në fushën e legjislacionit specifik ëpr mbrojtjen e shendetit mendor të shtetasve dhe në një rrafsh me të gjerë, në fushën e legjislacionit për liritë dhe të drejtat e njeriut. Në këtë ligj kanë gjetur zgjidhje disa nga mangësitë e ligjit të vjetër. Por megjithë permiresimet e dukshme ligji i sapo hyre ne fuqi le per te dëshiruar per menyren se si ai do te përshtatet e zbatohet në Shqiperi. Ligji i ri ndërkaq ka lene në harrese kategori te veçanta personash qe jane subjekte të dhunës fizike, psikologjike dhe traumave qe derivojne, si psh ajo ndaj gruas apo familjeve të ngujuara per shkaqe kanunore…
Në problem i rendesishem dhe i prekshem ishte ai i monitorimit dhe permiresimit te kushteve per personat me çrregullime mendore qe kane kryer veper penale (personat qe vuajne denimin me burg). Është pritur një trajtim me serioz dhe me profesional per kete kategori personash, te cilet jane me vulnerable ndaj problemeve te shendetit mendor. Ligji i ri pothuajse e anashkalon kete kategori duke e permendur thjesht në terma te pergjithshem, pa specifikuar probleme apo trajtime te veëanta.Megjithe përpjekjet e OJF-ve të ndryshme si edhe rakomandimeve te Keshillit të Europes kjo kategori nuk eshte permendur sa duhet ne ligj.
Aktet nënligjore dhe tranzitore i jane lene në dorë- normalisht- Ministrise se Shendetesise dhe Ministrise se Drejtesise .
Ende pa u miratuar ligji keto ministri moren një iniciative te rendësishme. Ministri i Shendetesise, zoti Petrit Vasili dhe Ministri i Drejtesise, zoti Eduard Halimi nenshkruan memorandumin per krijimin e institutit shendetesor per trajtimin e te burgosurve me çrregullime mendore.
Kjo marreveshje erdhi si reagim ndaj raportit te KiE mbi situaten alarmante ne istitutet e paraburgimit dhe të burgimit ne Shqiperi. Te dy ministra nenvizuan rendesinë e saj ne kuadrin e masave per garantimin dhe mbrotjen e te drejtave njeriut e në vecanti te së drejtes se trajtimit njerezor dhe perkujdesjes mjekesore per çdo te burgosur. Ministrat shprehen nderkaq angazhimin e ministrive perkatese per paraqitjen e nje projektvendimi ne qeveri ne menyre qe ngritja e institutit te futet ne rrugen e realizimit brenda nje kohe optimale.
Memorandumi parashikon fillimisht ngritjen e grupit nderministror qe do të merret me percaktimin e vendit ku do të ngrihet instituti si dhe me perllogaritjen e fatures financiare.
Kjo marreveshje shenonte hapin e pare zyrtar per zgjidhjen e problemit te te burgosurve me problem mendore si dhe per promovimin ne kete rrafsh te drejtave te njeriut ne shqiperi. Megjithate informacionet për punen e ketij gupi nderministror jane te pakta dhe te turbullta deri.Natyrisht, mungesa e mbështetjes financiare kufizon të gjitha iniciativat në këtë rrafsh.
Një hap perpara në ligjin e ri është bere në aspektin e monitorimit. Struktura monitoruese janë Komiteti Kombetar i Shendetit Mendor, i cili eshte organ keshillimor i Ministrit te Shendetesise si dhe Avokati i Popullit .Vendosja e Avokatit te Popullit në rolin kryesor te monitorimit te jashtëm te shërbimeve te shëndeti mendor funksionon de jure që nga Janari i vitit 2008, si Mekanizem Kombetar per Prandalimin e Torturës,Trajtimit Shnjerëzor dhe Poshterues.Ky funksion i është atribuar Avokatit te Popullit nga një rezolute e veçante e Kuvendit te Shqiperise, si detyrim ndëkombetar, që buron nga protokolli opsional i Konventes Kunder Tortures (OPCAT) i OKB-së, i cili eshte ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe eshte bërë pjese e legjislacionit te brendshem me ligjin nr.9094,te dates 3 korrik 2003. Duhet thene qe kesaj strukture të rëndësishme i eshte degjuar zëri vetem me zgjedhjen e Avokatit te ri te Popullit, gjë qe jep shpresë se do të jetë akoma më efiçente tani që është përfshirë edhe në ligjin e ri për Shendetin Mendor.
Një problem mbetet roli i organizatave jofitimprurëse në kete rrafsh.Menyrat dhe kushtet në te cilat ato do veprojnë per te asistuar personat apo kategorite në nevoje nuk jane specifikuar qartesisht. Roli i shoqerise civile eshte sanksionuar edhe në konventat nderkombetare ne te cilen Shqiperia ka aderuar dhe si rrjedhoje ka obligime t’i zbatojë.
Ministritë përkatëse dhe Keshilli i Ministrave kanë në dispozicion aktualisht, një afat disamujor per te pergatitur aktet nenligjore dhe transitore.