Qeveria fond 10 mln lekë për familjet e dy ushtarakëve që u vranë në Letoni

Bora Basholli

Qeveria shqiptare i ka dhënë ministrisë së Mbrojtjes një fond shtesë prej 10 milionë lekësh për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve nëntetar Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës, në mision ushtarak, jashtë vendit, në Letoni.

Vendimi u mor në mbledhjen e kësaj të mërkure të qeverisë.

Mësohet se fondi i përcaktuar do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2019.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *