Qeveria shqiptare i ka dhënë ministrisë së Mbrojtjes një fond shtesë prej 10 milionë lekësh për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve nëntetar Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës, në mision ushtarak, jashtë vendit, në Letoni.
Vendimi u mor në mbledhjen e kësaj të mërkure të qeverisë.
Mësohet se fondi i përcaktuar do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2019.
b.b/dita
