Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter ka dhënë këtë të shtunë lajmin se kanë nisur punimet për rikonstruksionin e e rrugës Kombinat-Ndroq.
Kandidati socialist për një mandat të dytë në drejtim të Tiranës bëri me dije se punimet do të realizohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në muajt korrik-gusht.
Veliaj u shpreh se ky investim do të ndihmojë jo vetëm transportin në Vaqarr, Pezë, Ndroq, por edhe do të ndikojë në turizëm.
“E paparë @SonilaQato e ARRSH – nisi investimin në rrugën Kombinat-Ndroq që do ndihmojë transportin e turizmin në Vaqarr, Pezë, Ndroq! Krahë të lehta e punë të mbarë për skuadrat në terren! FORCA! ???”, shkruan kryebashkiaku Veliaj, teksa publikon edhe disa foto nga puna tashmë e nisur në terren.
e.ll./dita

Pse nuk i bëni këto punë në shtator-tetor ose në prill-maj, por tani në sezonin turistik?!!!A jeni në terezi?
Vec te behen. Ajo rruge nacionale , qe gjethnje eshte lene ne harrese, per interesa te ndryshme. Ajo i jep nje frymemarrje trafikut te renduar gjate sezonit turistik. Po kalove kombinatin, per 25 minuta je tek plepat.