Bashkia njofton se kanë nisur punime në rrugën Kombinat-Ndroq

Edona Llukacaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter ka dhënë këtë të shtunë lajmin se kanë nisur punimet për rikonstruksionin e e rrugës Kombinat-Ndroq.

Kandidati socialist për një mandat të dytë në drejtim të Tiranës bëri me dije se punimet do të realizohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në muajt korrik-gusht.

Veliaj u shpreh  se ky investim do të ndihmojë jo vetëm transportin në Vaqarr, Pezë, Ndroq, por edhe do të ndikojë në turizëm.

“E paparë @SonilaQato e ARRSH – nisi investimin në rrugën Kombinat-Ndroq që do ndihmojë transportin e turizmin në Vaqarr, Pezë, Ndroq! Krahë të lehta e punë të mbarë për skuadrat në terren! FORCA! ???”, shkruan kryebashkiaku Veliaj, teksa publikon edhe disa foto nga puna tashmë e nisur në terren.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • Pse nuk i bëni këto punë në shtator-tetor ose në prill-maj, por tani në sezonin turistik?!!!A jeni në terezi?

  • Vec te behen. Ajo rruge nacionale , qe gjethnje eshte lene ne harrese, per interesa te ndryshme. Ajo i jep nje frymemarrje trafikut te renduar gjate sezonit turistik. Po kalove kombinatin, per 25 minuta je tek plepat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *