Zbardhet masa e sigurisë për protestuesit e dhunshëm

Edona Llukacaj

Janë zbardhur disa nga detajet e daljes para gjyqtarit të protestuesvë që më datën 13 qershor sulmuan me sende të forta eskortën e Kryeministrit Edi Rama.

Për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit’’, dhe “Pengim i subjekteve zgjedhore”,  Gjykata Elbasanit ka vendosur masën “arrest me burg” për 4 nga 7 të ndaluarit, që janë edhe pjesë e organeve drejtuese të Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit.

Prokurori kërkoi “arrest me burg” për 5 nga të ndaluarit, por gjykata vlerësoi të lihen në burg

Bujar Vreto, kryetar i Degës së PD-së në Librazhd,

Arjan Kariqi, kryetar i Degës së PD-së në Prrenjas,

si dhe për dy prej mbështetës të PD-së: Bujar Kojku, nga Librazhdi dhe  Dashamir Boja nga Cërriku.

Për ish-deputetin e PD-së Aurel Bylykbashi, për sekretarin e PD-së në Librazhd, Erlind Gurra dhe për sekretarin e PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *