Janë zbardhur disa nga detajet e daljes para gjyqtarit të protestuesvë që më datën 13 qershor sulmuan me sende të forta eskortën e Kryeministrit Edi Rama.
Për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit’’, dhe “Pengim i subjekteve zgjedhore”, Gjykata Elbasanit ka vendosur masën “arrest me burg” për 4 nga 7 të ndaluarit, që janë edhe pjesë e organeve drejtuese të Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit.
Prokurori kërkoi “arrest me burg” për 5 nga të ndaluarit, por gjykata vlerësoi të lihen në burg
Bujar Vreto, kryetar i Degës së PD-së në Librazhd,
Arjan Kariqi, kryetar i Degës së PD-së në Prrenjas,
si dhe për dy prej mbështetës të PD-së: Bujar Kojku, nga Librazhdi dhe Dashamir Boja nga Cërriku.
Për ish-deputetin e PD-së Aurel Bylykbashi, për sekretarin e PD-së në Librazhd, Erlind Gurra dhe për sekretarin e PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
e.ll./dita

Po ai Bujar Vreto, djali Petrit Vretos eshte? Ka qene djale i mire Petriti.