Ishim unë dhe ti
kur ta pashë shpirtin
mendova
që unë kisha mbrri
u ndal koha, bota
me ngjyrat e një vere pa stuhi
fytyrën ma ledhatoje
ndjehesha si atëherë
kur unë dhe ti nuk kishim roje
po ishim një shpirt i plotë
vetëm, por pa vetmi
me puthje dhe pëshpëritje ere
nga një vend tërësisht i krijuar prej buzeqeshjes
a ka pasur kurrë pamje më të bukur
se sytë e tu të qeshur?
nuk ka pas.
Në atë çast unë u bëra
kaptova në një jetë të re
dhe ndjeva çka do të thoshte
të jesh gjallë dhe të kesh hare,
prej vetes në qiell unë rashë,
ku një shkëlqim në sytë e tu të errët
e thirri shpirtin tim në emër –
hijet ikën prej së vërtetës,
kuptim zëri yt i dha krejt jetës,
dhe heshtur një mendim më ik
diçka që një e fortë si unë
nuk ia lejon vetes kurrë bre kurrë –
ti je meshirë për shpirtin tim.
Ateherë ti e ktheve trupin
pak fare e lakove
hija mbi hije ra në sytë e tu
mua më nuk më vështroje
dhe the:
“Nuk dua kurrë më dashuri“
Lulet që i mbollëm
gurë u bënë
gurë ngjyrë gri
Nuk i shkatërrove jo,
nuk shkatërrohet kurrë më ajo bukuri
po ti vetë u frikësove
nga shndërrimi prej dashurisë.
Të them unë ty
që prekjet e tua më ndryshuan
aty ku kisha plagë lule dolën
Të them unë ty
më bëre krejt tjetër njeri
për herë të parë unë guxova
në pasqyra të shihesha me të tjerë sy
Për një çast e shijova veten
dhe një botë pa lamtumirë
për një çast lashë shpirtin tënd të më avitej
për një çast i mbylla sytë –
më preke – e ndjeva një botë tjetër krejt
një trup të ngritur në betejë
një bukuri të frikshme.
Ateherë ti e ktheve trupin
hija mbi hije ra në sytë e tu
dhe unë këto fjalë dëgjova
“nuk dua kurrë më dashuri“
E unë
unë që guxova të dal nga hija për ty,
bashkë me lulet që mbollëm
mora ngjyrën gri
Për ty guxova t’i kthehem jetës dritë
për ty guxova të bëhem dashuri
tash m‘thua
“nuk mundem më me ty“
Me ledhatime n’duar mbeta
aty dhe lulet që i mbolle ti
një bukuri e frikshme, e ngritur prej betejës;
E sikur as unë të mos guxoja?
t’i ikja asaj që prej prekjeve tua ka lind
t’i largohesha atij që me duar dashurish
bashkë me mua një rrugë të re e gjeti
para se të më thosh’ sfilitshëm me sytë e mbuluar nga një hije e vdekur:
“jo, nuk mundem, nuk dua dashuri”.
– Më fal, po
unë atij që nuk fliste, as nuk heshtej
por me mua ishte
atij unë i besoj
dhe ngritur rrugës tonë do eci
shpirtin tonë dot nuk e tradhtoj
dikur duhet t’iu kthehet luleve
ngjyra e një vere pa stuhi
aherë do t’i kthehem edhe unë
asaj botës pa lamtumirë
por deri atëherë do vazhdojë
vetëm,
në vetmi.
Më ledhaton ajo ndjenjë
kur zemra jote për një çast pushoi
n’duar t’mija heshtur
dhe per nje çast une pashë
që çdo gjë tjetër deri atëherë ishte vetem hije e vdekur
e të vërtetës dashuri
Vjen apo nuk vjen
kthehesh apo nuk kthehesh
unë,
krijesën tonë
këtë ndjenjë,
këtë shpirt të jetës
unë nuk e le,
do ta vazhdoj ecjen heshtur
dhe
më doje apo nuk më doje,
më do apo nuk më do,
unë tashmë jam dashuri.
*****
Autorja Jetë Zhitia është një shkrimtare e re gjermano-shqiptare. Krijimet e Jetës, prozë dhe poezi, mund të lexohen çdo ditë ekskluzivisht në versionin online të gazetës

Is Jeta still ? Ne fazen qeshu rini, qeshu rini @n’gjermani.
Brenda cdo shkrimi tend, ka aq shume jete, aq shume shpirt,aq shume ndjenj. Respekt Jets