Dekreti i kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ka përçarë jo vetëm partitë politike, por edhe vetë institucionin e organizimit të zgjedhjeve.
Menjëherë pasi KQZ e quajti inekzistent dekretin e presidentit, përmes zëdhënëses së saj, kreu i këtij institucioni Klement Zguri, tha në një intervistë për News24 se distancohet nga kjo deklaratë.
Për kreun e KQZ-së, Zguri deklarata e sotme nuk është qëndrimi i Komisionit, por vetëm i 4 prej anëtarëve të saj.
“Deklarata është qëndrim i katër anëtarëve të Komisionit, është qëndrim vetëm i anëtarëve, jo qëndrimi im” –u shpreh Zguri.
Edhe më herët Klement Zguri ka braktisur mbledhjet e KQZ-së duke deklaruar se nuk e vë në diskutim qëndrimin e presidentit të Republikës i cili përmes dekretit ka anuluar zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Po ky morri sduhet te ishte fare ne KQZ. Ky e ka dhurate vendin e Kryetarit nga marreveshja Rama Basha e 2017. Palaco burre.
KQZ kush eshte I ashtu quajturi kryetar apo komisjoni me ne krye shumicen.