“Dekreti inekzistent”, Zguri: Qëndrim i anëtarëve të KQZ, jo imi

Bora Basholli

Dekreti i kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ka përçarë jo vetëm partitë politike, por edhe vetë institucionin e organizimit të zgjedhjeve.

Menjëherë pasi KQZ e quajti inekzistent dekretin e presidentit, përmes zëdhënëses së saj, kreu i këtij institucioni Klement Zguri, tha në një intervistë për News24 se distancohet nga kjo deklaratë.

Për kreun e KQZ-së, Zguri deklarata e sotme nuk është qëndrimi i Komisionit, por vetëm i 4 prej anëtarëve të saj.

“Deklarata është qëndrim i katër anëtarëve të Komisionit, është qëndrim vetëm i anëtarëve, jo qëndrimi im” –u shpreh Zguri.

Edhe më herët Klement Zguri ka braktisur mbledhjet e KQZ-së duke deklaruar se nuk e vë në diskutim qëndrimin e presidentit të Republikës i cili përmes dekretit ka anuluar zgjedhjet  vendore të 30 qershorit.

 

b.b/dita
Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *