Durrës/ Breshëri plumbash, 2 të plagosur (Emrat)

Bora Basholli

Shkon në dy numri i të plagosurve në atentatin e ndodhur sot në zonën e ish-kënetës në Durrës. Të plagosurit e atentatit janë shtetasit, Julian Meçaj dhe Plarent Dervishi.

Policia ka gjetur një makinë  të shkrumbuar në autostradën Tiranë-Durrës, pak minuta pas ngjarjes.

Burime nga spitali bëjnë me dije  se të plagosurit kanë marrë disa plumba në trup. Konkretisht i plagosuri Meçaj është qëlluar me tre plumba.

Të shtënat e kanë prekur ketë të fundit në kokë, këmbë dhe shpatull. I plagosuri i dytë ka marrë plagë në pjesën e këmbës.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *