Shkon në dy numri i të plagosurve në atentatin e ndodhur sot në zonën e ish-kënetës në Durrës. Të plagosurit e atentatit janë shtetasit, Julian Meçaj dhe Plarent Dervishi.
Policia ka gjetur një makinë të shkrumbuar në autostradën Tiranë-Durrës, pak minuta pas ngjarjes.
Burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosurit kanë marrë disa plumba në trup. Konkretisht i plagosuri Meçaj është qëlluar me tre plumba.
Të shtënat e kanë prekur ketë të fundit në kokë, këmbë dhe shpatull. I plagosuri i dytë ka marrë plagë në pjesën e këmbës.
b.b/dita
