Videon më të sikletshme të tij e publikon vetë Kryeministri

Elena Tase

Mbrëmjen e kaluar emisioni i Sokol Ballës “Real Story” u zhvendos në qytetin e Vlorës dhe i ftuari speciali ishte kryeministri Edi Rama.

Në qendër të bisedës ishin zgjedhjet e 30 qershorit dhe çdo gjë shkoi shumë mirë deri pak minuta para se emisioni të përfundonte. Teksa moderatori Balla po bënte mbylljen e emisionit, kryeministri Rama ka tentuar të ngrihet para kohe nga karrigia.

Sokoli duke shpresuar që kamera të mos e kapte këtë moment ka tentuar të ulë me stil kryeministrin duke e kapur nga krahu.

Situata ka kaluar me shaka pasi kryeministri e ka marrë me sportivitet duke u larguar i buzëqeshur.  Moderatori nuk ka nguruar të thotë me shaka edhe fjalën që po dëgjohet më shumë në media “Rama ik”, e cila tani është kthyer në një shprehje për të gjithë.

Në fund kryeministri i ka kthyer batutën duke ju përgjigjur po me shaka duke i thënë “Ika Luli ika”.        

 

View this post on Instagram

 

Rama ik ✌️(Batuta e dites 2)

A post shared by Sokol Balla (@sokolballaofficial) on

 

View this post on Instagram

 

✌️? fundjavë të bukur të gjithëve ju ?❤️ @sokolballaofficial

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

e.t./dita

Share This Article
3 Comments
  • Or kaqol,eshte kryeminister.Cfare e kap per krahu ti sikur te jete Dulaku,,as dulakun s`e kap dot per krahu,se te pushon nga puna.

  • Kujdes nga dora e ketij Sokolit, se ketij nuk i rri hic mei ven.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *