Mbrëmjen e kaluar emisioni i Sokol Ballës “Real Story” u zhvendos në qytetin e Vlorës dhe i ftuari speciali ishte kryeministri Edi Rama.
Në qendër të bisedës ishin zgjedhjet e 30 qershorit dhe çdo gjë shkoi shumë mirë deri pak minuta para se emisioni të përfundonte. Teksa moderatori Balla po bënte mbylljen e emisionit, kryeministri Rama ka tentuar të ngrihet para kohe nga karrigia.
Sokoli duke shpresuar që kamera të mos e kapte këtë moment ka tentuar të ulë me stil kryeministrin duke e kapur nga krahu.
Situata ka kaluar me shaka pasi kryeministri e ka marrë me sportivitet duke u larguar i buzëqeshur. Moderatori nuk ka nguruar të thotë me shaka edhe fjalën që po dëgjohet më shumë në media “Rama ik”, e cila tani është kthyer në një shprehje për të gjithë.
Në fund kryeministri i ka kthyer batutën duke ju përgjigjur po me shaka duke i thënë “Ika Luli ika”.
e.t./dita

Or kaqol,eshte kryeminister.Cfare e kap per krahu ti sikur te jete Dulaku,,as dulakun s`e kap dot per krahu,se te pushon nga puna.
Dorerenesi dhe Batutaxhiu. Oh c´u kenaqem….
Kujdes nga dora e ketij Sokolit, se ketij nuk i rri hic mei ven.