Zhduket në liqen futbollistja shqiptare

Elena Tase

Florjana Ismaili, futbollistja me origjinë shqiptare e kombëtares së Zvicër është zhdukur një ditë më parë në liqenin e Komos.

24 vjeçarja shqiptare së bashku me një mikeshën e saj kanë marrë me qera një motoskaf për të kaluar një ditë pushimi në liqenin e Komos.

Alarmi për zhdukjen e Florjanës është dhënë nga mikesha e saj e cila ka rrëfyer se rreth 700 metra nga bregu kanë ndalur motoskafin për të bërë një banjo. Pas zhytjes Florjana nuk ka dalë më mbi ujë.

Thellësia e liqenit në ata pikë arrrin rreth 100 metra.

“Policia vazhdon kërkimet në liqen e nuk i kemi humbur shpresat” – thuhet në një komunikatë të kombëtares zvicerane.

Florjana Ismaili ka lindur në qytezën Walperswil në provincën e Bernës nga prindër shqiptarë.

Supozohet se gjatë hedhjes në liqen Florjana ka pësuar ndonjë problem shëndetësor për shkak të diferencës së lartë të temperaturës ambientale e të liqenit, ndryshim rreth 20 gradë.

e.t./dita

Share This Article
1 Comment
  • “Jemi të shqetësuar e shpresojmë që gjithçka të shkoj mirë.”
    çfarë të shkojë mirë??
    të gjendet trupi??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *