Florjana Ismaili, futbollistja me origjinë shqiptare e kombëtares së Zvicër është zhdukur një ditë më parë në liqenin e Komos.
24 vjeçarja shqiptare së bashku me një mikeshën e saj kanë marrë me qera një motoskaf për të kaluar një ditë pushimi në liqenin e Komos.
Alarmi për zhdukjen e Florjanës është dhënë nga mikesha e saj e cila ka rrëfyer se rreth 700 metra nga bregu kanë ndalur motoskafin për të bërë një banjo. Pas zhytjes Florjana nuk ka dalë më mbi ujë.
Thellësia e liqenit në ata pikë arrrin rreth 100 metra.
“Policia vazhdon kërkimet në liqen e nuk i kemi humbur shpresat” – thuhet në një komunikatë të kombëtares zvicerane.
Florjana Ismaili ka lindur në qytezën Walperswil në provincën e Bernës nga prindër shqiptarë.
Supozohet se gjatë hedhjes në liqen Florjana ka pësuar ndonjë problem shëndetësor për shkak të diferencës së lartë të temperaturës ambientale e të liqenit, ndryshim rreth 20 gradë.
e.t./dita



“Jemi të shqetësuar e shpresojmë që gjithçka të shkoj mirë.”
çfarë të shkojë mirë??
të gjendet trupi??