Motër, të dua deri në vdekje

Edona Llukacaj

Një foto prekëse ka bërë këto dy ditë xhiron e mediave ndërkombëtare dhe të rrjeteve sociale.

Në foto shfaqet një 5-vjeçare, e cilia mban fort nga bluza motrën e saj 7-muajshe, në rrënojat e një ndërtese pas sulmeve ajrore në Idlib të Sirisë.

Foshnja ka mbetur e varur nga bluza, ndërsa motra e saj e madhe përpiqet ta shpëtojë nga rënia fatale.

Babai i vajzave shihet i tmerruar teksa qëndron mbi rrënojat.

Fotografia u sigurua nga një gazetar vendas që fotografoi familjen e bllokuar në rrënojat e një ndërtese, pas bombardimeve të qeverisë në bashkëpunim me forcat ushtarake ruse në zonën e Idlib.

Fatkeqësisht, rrënojat e ndërtesës janë shembur pak momente pasi është shkrepur kjo foto.

Riham 5-vjeçe dhe Tuqan 7 muajshe janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë dërgohen në spital, por Riham nuk ka mundur të mbijetojë.

Tuqan ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv ende në rrezik për jetën.

Nëna e dy mtrave ka mbetur e vrarë gjatë bombardimeve.

Të mërkurën, 20 civilë, përfshi pesë fëmijë, vdiqën gjatë sulmeve ajrore në të paktën tri zona të Idlibit.

 

e.ll./dita

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *