Një foto prekëse ka bërë këto dy ditë xhiron e mediave ndërkombëtare dhe të rrjeteve sociale.
Në foto shfaqet një 5-vjeçare, e cilia mban fort nga bluza motrën e saj 7-muajshe, në rrënojat e një ndërtese pas sulmeve ajrore në Idlib të Sirisë.
Foshnja ka mbetur e varur nga bluza, ndërsa motra e saj e madhe përpiqet ta shpëtojë nga rënia fatale.
Babai i vajzave shihet i tmerruar teksa qëndron mbi rrënojat.
Fotografia u sigurua nga një gazetar vendas që fotografoi familjen e bllokuar në rrënojat e një ndërtese, pas bombardimeve të qeverisë në bashkëpunim me forcat ushtarake ruse në zonën e Idlib.
Fatkeqësisht, rrënojat e ndërtesës janë shembur pak momente pasi është shkrepur kjo foto.
Riham 5-vjeçe dhe Tuqan 7 muajshe janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë dërgohen në spital, por Riham nuk ka mundur të mbijetojë.
Tuqan ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv ende në rrezik për jetën.
Nëna e dy mtrave ka mbetur e vrarë gjatë bombardimeve.
Të mërkurën, 20 civilë, përfshi pesë fëmijë, vdiqën gjatë sulmeve ajrore në të paktën tri zona të Idlibit.
e.ll./dita


Qofshi te mallkuar pisa, dhe me pas thoni nuk duam emigrat !
Poshte komunizmi!
Rrofte fashizmi!
Krimi njerezor nuk ka kufij. Makina e luftes leviz vetem per te pasuruar maskarenjte qe bejne politiken e botes, njerezit jane numra, shifra, vetem per te mbushur bilancet
As qe do tja dije njeri
Pse kjo foto nuk eshte ne Palestine ?
BOMBAT E BASHAR ASADIT.