Kombëtarja U-17 ka barazuar pa gola kundër Finlandës në Korçë dhe është kualifikuar për në “Elite round” për kampionatin evropian të moshës, finalet e të cilit do të zhvillohen vitin e ardhshëm në Maltë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç duhej të fitonin për të qenë të sigurt nga parakalimi që mund të bënte Bjellorusia, por kjo e fundit është mundur 2-0 nga Rumania, çka e ka bërë të mjaftueshëm barazimin për Shqipërinë. Në stadiumin “Skënderbeu” ka qenë i pranishëm edhe Xhani De Biazi, i cili sot do të nënshkruajë kontratën në FSHF, veprim që më parë ishte programuar për dje. Kuqezinjtë e kanë zhvilluar lojën në sulm, për ta pasur vetë në dorë fatin e tyre dhe e kanë dominuar ndeshjen, duke kriajur edhe raste shënimi, pa mundur t’i konkretizonin. Megjithatë, barazimi i bardhë vlen dhe Shqipëria kualifikohet për në raundin tjetër.
Grupi 1
Nr Skuadra Pikë F B H Gol.
1 Rumania 9 3 0 0 4:0
2 Shqipëria 4 1 1 1 2:2
3 Bjellorusia 3 1 0 2 2:4
4 Finlanda 1 0 1 2 0:2
Bravo djemt e kombetares kuq e zi 17 vjeçare. Eshte e dyta here qe kalojne turin e pare e kualifikohen per me tej, per ne turnin elite. Kjo eshte pune e mire e stafit te kesaj kombetareje e veçanerisht e trajnerit Xhemo. Ju urojme nga zemra!…….