Merr shumice votash ne Parlament Akti Normativ i qeverise per ndryshimet ne buxhet. Nga te pranishmit ne salle, 79 deputete votuan pro aktit dhe 42 kunder tij. Ra ne sy fakti se opozita e pranishme, votoi per disa nga projekt-ligjet e paraqitura per votim.
Akti normativ i qeverisë për disa ndryshime dhe shtesa në buxhetin e vitit 2013 ka nxitur debate në seancën plenare të Kuvendit për orë e orë me radhë. Mazhoranca pretendon se përmes këtyre ndryshimeve synohet përmirësimi i situatës ekonomike, ndërsa për opozitën, ky akt është i paligjshëm dhe do të rrisë nivelin e borxhit publik të vendit.
Kryeministri Edi Rama e argumentoi aktin normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2013 me domosdoshmërinë e shlyerjes së borxheve që qeveria paraardhëse i ka lanë mazhorancës së re.