Ish-kryetari i bashkisë së Kamzës i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një padi.
Xhelal Mziu kërkon që të mos njihen zgjedhjet e 30 Qershorit duke pretenduar se mandati i Rakip Sulit nuk është i ligjshëm.
“Ne do të veprojmë sipas dekretit të Presidentit. Jemi palë e interesuar për të mos njohur mandatin e Sulit” – thuhet ndër të tjera në padi.
Kjo kërkesë vjen dy orë para zhvillimit të seancës ku pritet certifikimi i kryebashkiakut të ri nga radhët e Partisë Socialiste.
Pas dorëzimit të bashkive Devoll e Kavajë, pa luftën që kishte paralajmëruar PD, duket se kryebashkiakët e kësaj të fundit kanë ndryshuar taktikë duke mbajtur shpresë te drejtësia.
l.h/ dita

oficeri naziskin i zene rob ne betejen e Stalingradit ne grahmat e fundit te pushtetit , tani mer daullen o naziskin i lindur,,,
Ky i forti i Kamzes nuk nuk eshte ne listen e Dakos te Durrsit ,apo s’i ka mbarue afati???.