Xhelal Mziu, padi në gjykatë për zgjedhjet e Kamzës

Leda Hysa

Ish-kryetari i bashkisë së Kamzës i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një padi.

Xhelal Mziu kërkon që të mos njihen zgjedhjet e 30 Qershorit duke pretenduar se mandati i Rakip Sulit nuk është i ligjshëm.

“Ne do të veprojmë sipas dekretit të Presidentit. Jemi palë e interesuar për të mos njohur mandatin e Sulit” – thuhet ndër të tjera në padi.

Kjo kërkesë vjen dy orë para zhvillimit të seancës ku pritet certifikimi i kryebashkiakut të ri nga radhët e Partisë Socialiste.

Pas dorëzimit të bashkive Devoll e Kavajë, pa luftën që kishte paralajmëruar PD, duket se kryebashkiakët e kësaj të fundit kanë ndryshuar taktikë duke mbajtur shpresë te drejtësia.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • oficeri naziskin i zene rob ne betejen e Stalingradit ne grahmat e fundit te pushtetit , tani mer daullen o naziskin i lindur,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *