Rreth 16 kilometra rrugë në segmentin Burrel-Klos është pothuajse e përfunduar pasi janë hedhur shtresa e asfaltit dhe vendosja e guardrelave.
Në inspektimin e këtij aksi rrugor ka marrë pjesë edhe Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato.
Gjatësia e këtij aksi është 18.6 km, dhe është një nyje shumë e rëndësishme për ekonominë e vendit. Ndërkohë në segmentin e mbetur në afërsi të qytetit të Klosit po vijohet me hedhjen e shtresave të asfaltit. Punimet për shtrimin e asfaltimit të rrugës pritet të mbarojnë në mesin e kësaj jave.


e.t./dita
