Burrel-Klos asfaltohet brenda javës, drejtoresha e ARRSH inspekton punimet

Elena Tase

Rreth 16 kilometra rrugë në segmentin  Burrel-Klos është pothuajse e përfunduar pasi janë hedhur shtresa e asfaltit dhe vendosja e guardrelave.

Në inspektimin e këtij aksi rrugor ka marrë pjesë edhe Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato.

Gjatësia e këtij aksi është 18.6 km, dhe është një nyje shumë e rëndësishme për ekonominë e vendit. Ndërkohë në segmentin e mbetur në afërsi të qytetit të Klosit po vijohet me hedhjen e shtresave të asfaltit. Punimet për shtrimin e  asfaltimit të rrugës pritet të mbarojnë në mesin e kësaj jave.

e.t./dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *