U vra nga i ati sepse doli pa leje nga shtëpia, i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçares shqiptare

Elena Tase

Familja, të afërmit, miqtë dhe dashamirësit i kanë dhënë lamtumirën e fundit 20-vjeçares shqiptare e cila u vra nga i ati më 25 korrik në Australi.

Vëllai i saj 11-vjeçar, nëna e saj Romina dhe gjyshja me origjinë shqiptare vajtuan të ndjerën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy javë më parë, ku Petrit Lekaj tronditi opinion publik pasi vrau vajzën  e tij sepse kishte shkuar në një festë pa lejen e tij.

Sipas mediave të huaja, dyshohet se 49 vjeçari Petrit Lekaj e ka vrarë vajzën Sabrina Lekajn dhe e ka lënë në sendiljen e pasagjerëve, në makinën e familjes.

Mendohet se ata kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe 49 vjeçari ishte i plagosur në stomak.

Shoqet e 20-vjeçares thanë për mediat australiane se Sabrina kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën duke festuar me to.

Vajza vazhdonte studimet për mjekësi dhe ishte dhe një pianiste e talentuar. Familja Lekaj kishte emigruar në Australi dhe prej vitesh jetonin dhe punonin në kontinentin e largët.

e.t./dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *