Familja, të afërmit, miqtë dhe dashamirësit i kanë dhënë lamtumirën e fundit 20-vjeçares shqiptare e cila u vra nga i ati më 25 korrik në Australi.
Vëllai i saj 11-vjeçar, nëna e saj Romina dhe gjyshja me origjinë shqiptare vajtuan të ndjerën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy javë më parë, ku Petrit Lekaj tronditi opinion publik pasi vrau vajzën e tij sepse kishte shkuar në një festë pa lejen e tij.
Sipas mediave të huaja, dyshohet se 49 vjeçari Petrit Lekaj e ka vrarë vajzën Sabrina Lekajn dhe e ka lënë në sendiljen e pasagjerëve, në makinën e familjes.
Mendohet se ata kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe 49 vjeçari ishte i plagosur në stomak.
Shoqet e 20-vjeçares thanë për mediat australiane se Sabrina kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën duke festuar me to.
Vajza vazhdonte studimet për mjekësi dhe ishte dhe një pianiste e talentuar. Familja Lekaj kishte emigruar në Australi dhe prej vitesh jetonin dhe punonin në kontinentin e largët.





e.t./dita

U prehsh ne paqe engjell qe tu prene krahet e jetes.
O shqiptar o zemergur, qytetar nuk behesh kurre.
Dhe ne fund te botes do sillet si gjysmak.
O sa mire me qene shqiptar me duket se kjo shprehje nuk shkon fare