Ministri mbledh krerët e policisë: Ngjarjet kriminale janë shtuar prej sezonit të suksesshëm turistik

Bora Basholli

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zhvilloi një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit të nivelit qendror dhe vendor, teksa këta të fundit kanë raportuar për gjendjen e sigurisë dhe të rendit publik në vend, referuar ngjarjeve të fundit kriminale të ndodhura në vend – njofton Ministria.

Sipas saj, në fjalën e tij, ministri Lleshaj u ndal në mënyrë të veçantë tek nevoja e intensifikimit të punës së drejtuesve dhe strukturave të PSH kundër veprimtarisë së rëndë kriminale në vend.

Lleshaj tha se “sezoni i suksesshëm turistik ka sjellë si rezultat që Shqipëria të ketë aktualisht rreth dy herë më shumë banorë sesa në ditët e zakonshme të vitit dhe sipas tij bashkë me rritjen e jashtëzakonshme të numrit të përgjithshëm të njerëzve në vend, janë rritur shumë edhe sfidat dhe problemet me të cilat duhet të merret Policia e Shtetit, e cila është po ajo”.

Ministri i Brendshëm e vlerësoi faktin që drejtuesit e PSH dhe strukturat e saj janë në krye të detyrës, edhe në kulmin e sezonit të pushimeve në vend si dhe kërkoi që ky ritëm intensiv pune të vazhdojë me seriozitet edhe në ditët në vijim, – thotë njoftimi i Ministrisë.

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Ah ah ah! Ca qeshrak jane ! Mledhen per nje deklarate te tille qe eshte alpha e omega e cdo dite per policine!!! Jo tek ne duhet te flase ministri nenje mbledhje ad hoc qe te kujtohen per cka paguhen !!!
    Eni punen tuaj ju thot ministri sepse deri sot mos kishin urdher me mbyll zyte?

  • Po more Sandri po
    Nga turizmi e paskemi
    Ja dhe Greqia e mbytur ne turizem, nami me vrasje perdite
    A pika juve
    Ngelet duke kerkuar justifikime dhe fajtore.
    Kthejeni ore pasqyren nga vetja, mos beni vetem teater kamerash dhe fejsbuqesh si shefi

    • Cfare turizmi or ti
      Plazhet jane bosh
      Qershori u anullua thuajse i gjithi ne Booking
      Ejani pyesni ketu ne Radhime dhe ne gjithe jugun
      10 mije euro te planifikuara fitim qershori iken per lesh prej konfliktit politik
      Nga njera ane humbjet, nga ana tjeter keta tatimoret me.cumcakiz ne.goje qe vijne te rrjepin
      Na moret shpirtin ore
      A keni tru n koke ju?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *