Ish-polici Santiago Malko, i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar me breshëri plumbash në kryeqytet, kishte edhe bashkëshorten e tij pjesë të Policisë së Shtetit.
26-vjeçari Malko ishte i martuar me ish-efektiven e Forcave “Shqiponja”, Dea Ricku.
Kjo e fundit ka punuar për pak kohë si police e rendit në Komisariatin e Kamzës dhe më pas, në janar të vitit 2016, është bërë pjesë e “Shqiponja-ve”, duke qëndruar aty për një vit.
Një vit më vonë, në 2017, Dea Ricku ka vendosur të shkëputet nga policia – shkruan Ballkanweb.
Nuk dihen arsyet e vërteta të largimit të saj nga policia, por ky vendim është marrë pikërisht në vitin kur bashkëshorti i saj ka nisur problemet me drejtësinë, pas konfliktit me vëllezërit Lashi.
Në kohën që shërbeu në Policinë e Shtetit, Ricku bëri bujë në mediat rozë me foto Instagrami.




I shoqi krinenel kjo efrktive. E shqiponjes kto ndodhin vetem ne shqiperi
Shlqipera i vetmi vend ne bote ku policet femra lyhen dhe zhgerryhen me keq se kurvat e bordellove. Ne pergjithesi femrat shqiptare e kane mendjen vetem te cari.
@Tani
Te cari dhe dollari