Foto: Edhe bashkëshortja e ish-policit të varë, një ish-police

Bora Basholli

Ish-polici Santiago Malko, i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar me breshëri plumbash në kryeqytet, kishte edhe bashkëshorten e tij pjesë të Policisë së Shtetit.

26-vjeçari Malko ishte i martuar me ish-efektiven e Forcave “Shqiponja”, Dea Ricku.

Kjo e fundit ka punuar për pak kohë si police e rendit në Komisariatin e Kamzës dhe më pas, në janar të vitit 2016, është bërë pjesë e “Shqiponja-ve”, duke qëndruar aty për një vit.

Një vit më vonë, në 2017, Dea Ricku ka vendosur të shkëputet nga policia – shkruan Ballkanweb.

Nuk dihen arsyet e vërteta të largimit të saj nga policia, por ky vendim është marrë pikërisht në vitin kur bashkëshorti i saj ka nisur problemet me drejtësinë, pas konfliktit me vëllezërit Lashi.

Në kohën që shërbeu në Policinë e Shtetit, Ricku bëri bujë në mediat rozë me foto Instagrami.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *