Rreket KQZ- ja
Që të bëjë shkencë
U kërkon partive
Të kenë transparencë.
U kërkon partive
Të vetdeklarojnë
Se kush janë ata
Që i financojnë.
Një listë me emra
Si kodra pas bregut
Kokën nxjerr mbi ujë
Maja e ajsbergut.
Ah, moj KQZ
Keqas e cunguar
Më shumë financimi
Është i kamufluar.
Se PD fushatën
Fort e ndezi flakë
Kush punoi në shtet
U mori një pagë.
Shpirti ua di
Kush qe i punësuar
Me dhunë për fushatën
Një rrogë ka paguar.
Ishte zënë ngushtë
Punëmarrësi ngratë
E hiqnin nga puna
Po s’dha për fushatë.
Me rreth 600 veta
PD bën një libër
Janë 30 prej tyre
Donatorë në Dibër.
Nëse janë tallur
Do u mbetet hatri
S’ka fare Bulqiza
Vetëm 3 ka Mati.
Donatorë të Dibrës
I pari Skalion
I Dhurojnë partisë
Gati 10 milionë.
Kush ia financoi
Fushatën partisë
Kryetarë komunash
Edhe i bashkisë.
Jo të gjithë ata
I hodhën paratë
Kanë paguar katër
Ndërsa janë shtatë.
Kush ia dha partisë
Paratë në dorë
Ata që partia
I bëri drejtorë.
Paguan të gjithë
Një pagë për thembër
Ndaj nuk është nevoja
T’i shënosh me emër.
Sipër ëmbëlsirës
Petë e bakllavave
Donatorë fushate
Drejtorë të SHA-ve.
Në këto lista
Nuk paska munguar
Dhe ndonjë drejtor
I depolitizuar
Nuk mund të rrinin
Kurrë prapa shpurrës
Edhe ca punonjës
Të vetë prefekturës.
I shkruar në listë
Nuk është titullari
Treqindmijë lekë
I hedh sekretari.
T’jetë institucioni
Krye donator
Përgjegjës sektorësh
Lëshojnë nga një dorë.
Kur lekët i dhanë
Fort u kishte hije
Të paktën mos thonë
S’jam anëtar partie.

O Petrit permende edhe Arben Skendon,qe eshte donator i P.S-se,dhe si shperblim mori detyre ne Ministrin e Brensheme,si drejtor i sherbimit te Kontrollit te brenshem,apo nuk shikoni keto.Dhe kame shkruar edhe me pare nuk behesh i lexuar duke shkruar vetem per Salihalene,tani ke shume per te shkruar per Tahirkat me shoke,ja shkruaj per Lazaratin, me nje fjale per drogen,dhe ishte e para policia e anti droges per tu shkrire,dhe jo ajo e anti krimit ekonomik(apo pse i penalizoi babain zotit Tahiri),pasatj kushe vrete me shume droga,apo lojrat e fatit(ne te cilet loze nese ke para,po spate ri).
Po qeveri e mëparëshme ç’bëri për tetë vjet?Pse s’u fut në Lazarat?Apo i pëlqente hashashi? Ti o i degjenerar,bixhozi të bën të shesësh shtëpi e katandi deri dhe gruan.Si duket të ka djeg shumë kjo mbyllja e kazinove.
Risto ,te ka ik Noqja ,te ka lene jetim …
merr nje caj Lazarati pije pa filtruar …dhe shkruaj se do jesh me i qarte .
Na rrofsh per dimer o Risto xhani.
Paske qene fare debil ,nejse si i pa shkolle qe je perseri mire se merr guximin dhe perpiqesh te thashe diçka.Bravo risto Trapi.
Galax,Dream.dhe gjoja shqiptari…..Xha Ristua i ka kullotur dhite,dhe ska cfare te kullose me,shikoni opengat e llastikut ate beni ju,kuptoje qe jeni derdimene kafeneshe,dhe as per shtepite tuaja nuk jeni(mbase jetoni edhe me ndihme ekonomike)Sa per shkolle,i theme atij mut shqiptarit se kame dy fakultete,dhe jo ne Shkiperi.E zeza e ketije kombi vjene nga servilet spiunet,dhe hajdutet…..te me mirkuptoni jetoj large prej Shqiperise jame si kral,e nuk ma ndej per juve njeres te kalbur nga komunizmi………
Petrit! Gjithkush në Dibër e di që je ndër të vetmit , apo i vetmi fare që gjërat i thua drejt, troç , me kurajo . Je me aq vlera sa ne dibranët jo të gjithë t’i dimë. Edhe socialistët sikur nuk të kanë qejf sepse edhe atyre ua thua troç . Ke shkruar bukur te Dita gjithmonë. I gjetur është shkrimi për financimet. Ashtu është. PD mblodhi nga një pagë nga të punësuarit. Por ka ardhur koha të flasin dhe për LSI-në. Deputeti i saj mburret se ka hedhur 2 milione euro në fushatë e tani do t’i kompensoje me vellane drejtor te pergjithshem te transportet.Po ku i mori që i hodhi?!LSI mori gjithe drejtorite ne Dibe : spitalin , ISKSH – ne , Doganen , Posten , Zyren e Punes,drejtorinë e bujqësisë , Prefekt e nenprefekt etj. Prefekti , nje ish socialist , sot i lSI-se , shkon apo nuk shkon një herë në javë në zyrë, sepse ka operimet ne spital , rojet e nates e dites , ku merr leket se nuk i dalin ato te prefektit. Sekretare PS i ka vene nje kukull , qe nuk e di se ç’eshte ligji. PD-ja po hidhet në prehërin e LSI-së për të ruajtur privilegjet. Dibra zien se nuk luftuam për t’u qeverisur kështu si kanë nisur. Po ngrihen antivlerat apo ” këmbët po i bien kokës”. Pë Ju personalisht e gazetën Dita përgëzime e repekte. Nazmiu.
I ke rene pikes Nazmi. Pranvera nuk del me nje lule. PS-ja ne Diber ka vdekur ka tete vjet. Sa per ate LESH e LINE koha do te tregoje qe ka qene gabimi me i madh i Rames, qe e mori me vete , kur mbi shpine ka 21 janarin , vjedhjet e shumecka. Me mire ne opozite se sa te shikosh krekosjet e hajduteve te LSI-se. Ata jane pjella me e keqe e ketij vendi. Tete vjet burri i botes me PD-ne , tani tete te tjera me PS-ne. Nuk thone kot qe politika eshte kurve prej atyre qe perjashtohen nga shtepite publike per ceshtje morali. Zotio na dhashte hajrin. Tung Sokoli.