Kish PD-ja donatorë, kryetarë edhe drejtorë

anazapta

Rreket KQZ- ja

Që të bëjë shkencë

U kërkon partive

Të kenë transparencë.

 

U kërkon partive

Të vetdeklarojnë

Se kush janë ata

Që i financojnë.

 

Një listë me emra

Si kodra pas bregut

Kokën nxjerr mbi ujë

Maja e ajsbergut.

 

Ah, moj KQZ

Keqas e cunguar

Më shumë financimi

Është i kamufluar.

 

Se PD fushatën

Fort e ndezi  flakë

Kush punoi në shtet

U mori një pagë.

 

Shpirti ua di

Kush qe i punësuar

Me dhunë për fushatën

Një rrogë ka paguar.

 

Ishte zënë ngushtë

Punëmarrësi ngratë

E  hiqnin nga puna

Po s’dha për fushatë.

 

Me rreth 600 veta

PD bën një libër

Janë  30 prej tyre

Donatorë në Dibër.

 

Nëse janë tallur

Do u mbetet hatri

S’ka fare Bulqiza

Vetëm 3 ka Mati.

 

Donatorë të Dibrës

I pari  Skalion

I Dhurojnë partisë

Gati  10 milionë.

 

Kush ia financoi

Fushatën partisë

Kryetarë komunash

Edhe i bashkisë.

 

Jo të gjithë ata

I hodhën paratë

Kanë paguar katër

Ndërsa janë shtatë.

 

Kush ia dha partisë

Paratë në dorë

Ata që partia

I bëri drejtorë.

 

Paguan të gjithë

Një pagë për thembër

Ndaj nuk është nevoja

T’i shënosh me emër.

 

Sipër ëmbëlsirës

Petë e bakllavave

Donatorë fushate

Drejtorë të SHA-ve.

 

Në këto lista

Nuk paska munguar

Dhe ndonjë drejtor

I depolitizuar

 

Nuk mund të rrinin

Kurrë prapa shpurrës

Edhe ca punonjës

Të vetë prefekturës.

 

I shkruar  në listë

Nuk është titullari

Treqindmijë lekë

I hedh sekretari.

 

T’jetë institucioni

Krye donator

Përgjegjës sektorësh

Lëshojnë nga një dorë.

 

Kur lekët i dhanë

Fort u kishte hije

Të paktën mos thonë

S’jam anëtar partie.

 

Share This Article
7 Comments
  • O Petrit permende edhe Arben Skendon,qe eshte donator i P.S-se,dhe si shperblim mori detyre ne Ministrin e Brensheme,si drejtor i sherbimit te Kontrollit te brenshem,apo nuk shikoni keto.Dhe kame shkruar edhe me pare nuk behesh i lexuar duke shkruar vetem per Salihalene,tani ke shume per te shkruar per Tahirkat me shoke,ja shkruaj per Lazaratin, me nje fjale per drogen,dhe ishte e para policia e anti droges per tu shkrire,dhe jo ajo e anti krimit ekonomik(apo pse i penalizoi babain zotit Tahiri),pasatj kushe vrete me shume droga,apo lojrat e fatit(ne te cilet loze nese ke para,po spate ri).

    • Po qeveri e mëparëshme ç’bëri për tetë vjet?Pse s’u fut në Lazarat?Apo i pëlqente hashashi? Ti o i degjenerar,bixhozi të bën të shesësh shtëpi e katandi deri dhe gruan.Si duket të ka djeg shumë kjo mbyllja e kazinove.

  • Na rrofsh per dimer o Risto xhani.
    Paske qene fare debil ,nejse si i pa shkolle qe je perseri mire se merr guximin dhe perpiqesh te thashe diçka.Bravo risto Trapi.

    • Galax,Dream.dhe gjoja shqiptari…..Xha Ristua i ka kullotur dhite,dhe ska cfare te kullose me,shikoni opengat e llastikut ate beni ju,kuptoje qe jeni derdimene kafeneshe,dhe as per shtepite tuaja nuk jeni(mbase jetoni edhe me ndihme ekonomike)Sa per shkolle,i theme atij mut shqiptarit se kame dy fakultete,dhe jo ne Shkiperi.E zeza e ketije kombi vjene nga servilet spiunet,dhe hajdutet…..te me mirkuptoni jetoj large prej Shqiperise jame si kral,e nuk ma ndej per juve njeres te kalbur nga komunizmi………

  • Petrit! Gjithkush në Dibër e di që je ndër të vetmit , apo i vetmi fare që gjërat i thua drejt, troç , me kurajo . Je me aq vlera sa ne dibranët jo të gjithë t’i dimë. Edhe socialistët sikur nuk të kanë qejf sepse edhe atyre ua thua troç . Ke shkruar bukur te Dita gjithmonë. I gjetur është shkrimi për financimet. Ashtu është. PD mblodhi nga një pagë nga të punësuarit. Por ka ardhur koha të flasin dhe për LSI-në. Deputeti i saj mburret se ka hedhur 2 milione euro në fushatë e tani do t’i kompensoje me vellane drejtor te pergjithshem te transportet.Po ku i mori që i hodhi?!LSI mori gjithe drejtorite ne Dibe : spitalin , ISKSH – ne , Doganen , Posten , Zyren e Punes,drejtorinë e bujqësisë , Prefekt e nenprefekt etj. Prefekti , nje ish socialist , sot i lSI-se , shkon apo nuk shkon një herë në javë në zyrë, sepse ka operimet ne spital , rojet e nates e dites , ku merr leket se nuk i dalin ato te prefektit. Sekretare PS i ka vene nje kukull , qe nuk e di se ç’eshte ligji. PD-ja po hidhet në prehërin e LSI-së për të ruajtur privilegjet. Dibra zien se nuk luftuam për t’u qeverisur kështu si kanë nisur. Po ngrihen antivlerat apo ” këmbët po i bien kokës”. Pë Ju personalisht e gazetën Dita përgëzime e repekte. Nazmiu.

  • I ke rene pikes Nazmi. Pranvera nuk del me nje lule. PS-ja ne Diber ka vdekur ka tete vjet. Sa per ate LESH e LINE koha do te tregoje qe ka qene gabimi me i madh i Rames, qe e mori me vete , kur mbi shpine ka 21 janarin , vjedhjet e shumecka. Me mire ne opozite se sa te shikosh krekosjet e hajduteve te LSI-se. Ata jane pjella me e keqe e ketij vendi. Tete vjet burri i botes me PD-ne , tani tete te tjera me PS-ne. Nuk thone kot qe politika eshte kurve prej atyre qe perjashtohen nga shtepite publike per ceshtje morali. Zotio na dhashte hajrin. Tung Sokoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *