Rama në Gjermani: Për të kërkuar PO-në për negociatat (VIDEO)

Ornela

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Gjermani i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Gent Cakaj për të lobuar për hapjen e negociatave.

Kreu i qeverisë shqiptare do të takojë sot kancelaren Angela Merkel, ndërsa vizitën e ka nisur me një bashkëbisedim në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut.

Kryeministri thotë se ndodhet në Bundestag për të kërkuar ‘PO’-në, ndërsa bashkëbisedimi në Komitetin e Çështjeve Europiane i hapur dhe pozitiv. “Në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë. Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv” shkruan Rama.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Mos kerkoni PO-ne, por beni detyren. Po bete detyren PO-ja vjen vetvetiu. PO-ja duhet te kishte ardhur me kohe. Diktatori e bindi edhe Perendimin me Vepra….Ju nuk bindi askend Z.KM. Do b….ekzekutivi dhe jo logje Kavaje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *