Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Gjermani i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Gent Cakaj për të lobuar për hapjen e negociatave.
Kreu i qeverisë shqiptare do të takojë sot kancelaren Angela Merkel, ndërsa vizitën e ka nisur me një bashkëbisedim në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut.
Kryeministri thotë se ndodhet në Bundestag për të kërkuar ‘PO’-në, ndërsa bashkëbisedimi në Komitetin e Çështjeve Europiane i hapur dhe pozitiv. “Në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë. Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv” shkruan Rama.
o.j/dita

Mos kerkoni PO-ne, por beni detyren. Po bete detyren PO-ja vjen vetvetiu. PO-ja duhet te kishte ardhur me kohe. Diktatori e bindi edhe Perendimin me Vepra….Ju nuk bindi askend Z.KM. Do b….ekzekutivi dhe jo logje Kavaje!