Paloka tregon “shefin e madh” në përgjimet e Habilajve

Leda Hysa

Teksa gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë sot vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ish deputeti demokrat Edi Paloka ironizon me një shprehje që ka dalë nga përgjimet e grupit të Habilajve.

Sipas Palokës, “shefi i madh”, i përmendur nga Habilajt në telefonatën e përgjuar, është vet kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se Tahiri e ka bërë gjithçka me bekimin e Ramës.

“Tahiri tha një të vërtetë, po jo ndonjë të re…Edhe më idioti në këtë vend e di që “shefi i madh” është Edvini dhe as Tahiri e askush tjetër që është zhgrryer në krim e korrupsion këto vite, nuk e ka bërë pa bekimin e Ramës.”, shkruan Paloka.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Po si munden keto plehra te kene kaq urrejtje per nje njeri ish koleg ne parlament?Si mundet politika por dhe etja per pushtet mund ti coje ne kete pike sa kanibali do i kishte zili egersine?!I mbeti ne goje fjala burg per kundershtaret politike kur per burg duhet te flasin vetem gjykatat e vendit.Eshte per te qeshur kur degjon 100 here ne dite gaz bardhin te kerkoje burg per cdo kundershtar politik.Gazi ore gazi ai seks simboli i pd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *