Teksa gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë sot vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ish deputeti demokrat Edi Paloka ironizon me një shprehje që ka dalë nga përgjimet e grupit të Habilajve.
Sipas Palokës, “shefi i madh”, i përmendur nga Habilajt në telefonatën e përgjuar, është vet kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se Tahiri e ka bërë gjithçka me bekimin e Ramës.
“Tahiri tha një të vërtetë, po jo ndonjë të re…Edhe më idioti në këtë vend e di që “shefi i madh” është Edvini dhe as Tahiri e askush tjetër që është zhgrryer në krim e korrupsion këto vite, nuk e ka bërë pa bekimin e Ramës.”, shkruan Paloka.
l.h/ dita

Po si munden keto plehra te kene kaq urrejtje per nje njeri ish koleg ne parlament?Si mundet politika por dhe etja per pushtet mund ti coje ne kete pike sa kanibali do i kishte zili egersine?!I mbeti ne goje fjala burg per kundershtaret politike kur per burg duhet te flasin vetem gjykatat e vendit.Eshte per te qeshur kur degjon 100 here ne dite gaz bardhin te kerkoje burg per cdo kundershtar politik.Gazi ore gazi ai seks simboli i pd.