Nga Evarist Stoja*
Motoja në Bankën e Anglisë nën Guvernatorin e kohës Norman ishte: Ta mbajmë Bankën jashtë shtypit dhe shtypin jashtë Bankës. Duket sikur kjo moto është adoptuar nga Banka e Shqipërisë. Po t’i hedhësh një sy shtypit kryesor të vendit nuk gjen asnjë artikull që ekzaminon në mënyre kritike deklaratat e Bankës së Shqipërisë dhe veprimeve e mosveprimeve të saj. Kjo është shqetësuese. Kur banka qendrore e një vendi është e pavarur, transparenca, llogaridhënia dhe ekzaminimi kritik i veprimtarisë së saj janë thelbësore. Përndryshe ky institucion esencial për prosperitetin e një vendi kthehet në një gjumash që s’i shërben kurrkujt, në vend që të luajë një rol energjik për stimulimin e ekonomisë së vendit.
Pyetja është e thjeshtë. Përse Banka e Shqipërisë nuk ndërhyn në treg për të mbrojtur monedhën e vet?
Arsyet për këtë ndërhyrje janë elementare: për një ekonomi në zhvillim si ajo e Shqipërisë, një monedhe e mbiçmuar është shumë e dëmshme. Kjo sepse frenon eksportet dhe nxit importet. Për ta shpjeguar me pak detaje, leku i fortë i bën produktet e huaja më të lira se ato vendase. Duke qenë se konsumatorët në Shqipëri, si në të gjitha ekonomitë në zhvillim, janë shumë të ndjeshëm ndaj çmimeve, ata do të blinin produktet më të lira, ato të huaja, dhe në këtë mënyrë do të nxisnin importet. Meqenëse produktet e vendit nuk do të shiteshin, prodhuesit do ta braktisnin atë aktivitet. Kjo do të sillte mbylljen e bizneseve vendase, punonjësit e të cilëve do të humbisnin punën e cila do të kishte me tej pasoja negative ne konsum dhe taksat e mbledhura të cilat nga ana e tyre do të përkeqësonin më tej financat publike. Qeveria do të kish akoma me pak mundësi për të mbështetur biznesin vendas i cili do të gjendej në një valë të dytë vështirësish. Rrethi vicioz do të vazhdonte më tej…
Me siguri lexuesit kanë shembujt e tyre kur një mall konsumi që duhej të ish shqiptar – dhe shembulli me flagrant këtu janë frutat e perimet – është në fakt i importuar, shpesh nga BE-ja. Për ta bërë të qarte paradoksin, këto fruta prodhohen në BE ku pagesa e fermerëve është më e lartë, transportohen dhe shiten dyqaneve të Shqipërisë më lirë se ato fruta qe prodhohen shpesh jo më larg se 100 metra larg po atyre dyqaneve. Para pak ditësh mediat publikuan një lajm ku dy fermerë nga Divjaka, thellësisht të zhgënjyer, kishin vendosur te braktisnin kultivimin e shalqirit sepse nuk shitej. Ata nuk rendën të fajësonin njeri dhe pyetjes se gazetares ‘pse nuk shiten?’ me dinjitet iu përgjigjen ‘ka 100 arsye’. Kjo sigurisht është e vërtetë. Por a mundet Banka e Shqipërisë të japë garanci që asnjë nga ato 100 arsye- e për më tepër jo nga kreu i listës – s’vjen si rrjedhim i lekut të mbiçmuar ndaj euros?
Sigurisht që nuk është detyrë e Bankës së Shqipërisë të sigurojë tregje për sipërmarrësit shqiptare. Por është detyrë e patjetërsueshme e BSh-së që të ruajë një kurs këmbimi të lekut me monedhën e partnerëve tregtarë kryesorë që është konkurrues dhe mbron e stimulon ekonominë vendase. Ky kurs optimal këmbimi nga njëra anë stimulon eksportet dhe frenon importet e panevojshme dhe nga ana tjetër ruan stabilitetin e çmimeve në vend. Puna për gjetjen, përditësimin dhe mbrojtjen e këtij kursi është një veprim bazik që duhet të ndërmerret nga banka qendrore, veçanërisht e një vendi në zhvillim. Është fakt që ndërmerret nga bankat qendrore të vendeve të mëdha si Kina e të vogla si Islanda, të pasura si Zvicra e me pak të pasura si Indonezia.
Në një konferencë për shtyp rreth kësaj çështje delikate por shume të rëndësishme e cila u pasqyrua edhe në media, Banka e Shqipërisë u mbrojt me argumentin se nuk mund të ndërhyje në mbrojtje të kursit të këmbimit të lekut sepse objektivi i inflacionit nuk është i kërcënuar. Më pas, fakti që shumë shqiptarë të cilët kanë emigruar jashtë, kthehen në Shqipëri në verë për pushime u soll në vëmendje për të argumentuar se valuta që sjellin, më së shumti euro, krijon mbiofertë të kësaj të fundit e cila shpie në mbiçmimin e lekut.
Me ç’duket konferenca mbaroi këtu dhe gazetarët nuk patën mundësi të bënin pyetje të tjera. Por i habitshëm, për të mos thëne alarmant është fakti që këto arsye u morën të mirëqena dhe nuk pati asnjë artikull që të përpiqej të zhbironte se sa qëndrojnë këto arsye në realitet.
Për ta paraqitur thjeshtë këtë çështje teknike komplekse, objektivi i inflacionit për Bankën e Shqipërisë është 3% me një tolerance ±1%. Domethënë, hapësira e pranueshme në të cilën inflacioni mund të luhatet është 2-4%. Për sa kohe inflacioni luhatet në këtë brez, objektivi quhet i arritur dhe Banka e Shqipërisë nuk ka nevojë për të ndërhyrë në mbrojtje të stabilitetit të çmimeve në treg. Por, aktualisht inflacioni është 1.4%. Ky s’quhet më kërcënim objektivi. Ky quhet objektiv i thyer dhe sjell një varg pasojash negative, tërësisht të panevojshme për Shqipërinë përfshirë ngadalësimin e ekonomisë dhe krijimin e barrierave në tregun e punës.
Argument i dytë, ai turistik, nënkupton një cikël sezonal – leku mbiçmohet në verë dhe kthehet në kursin e vet natyral gjate stinëve të tjera të vitit. Por grafiku më poshtë tregon qartazi se as ky argument nuk qëndron. Ka që nga fundi i vitit 2015 që leku ka përjetuar një forcim sistematik ndaj euros. Sot, një euro këmbehet përafërsisht me 120 lekë dhe nuk duket të ketë ndonjë shenjë që kjo tendencë do të ndalet, për të mos folur për përmbysje të tendencës, në fund të sezonit turistik.
Ndërkaq, nga 2009 deri në 2015, një euro këmbehej përafërsisht me 140 lek siç e bën të qartë edhe grafiku më poshtë.
Nuk mund të thuash nëse ky është kursi optimal i këmbimit të lekut me euron. Çfarë mund të thuash me siguri është se Banka e Shqipërisë duhet të japë një përgjigje shteruese të bazuar ne një analizë të thellë të situatës në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare si rrjedhim i mbiçmimit të lekut. Kjo është jetike jo vetëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë por edhe qe fundi i sezonit turistik të mos i gjeje ekspertët e Bankës së Shqipërisë me faqe të skuqura prej parashikimeve që s’kanë asnjë mundësi për tu realizuar.
*****
Autori është profesor i Financës, Universiteti i Bristolit dhe Këshilltar Akademik – Banka e Anglisë. Botuar në Dita në rubrikën Letër Kryereaktorit. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë
Zoteri a e ke parasysh se cfare tuafi e drejton BSH?
Dhe pikerisht se eshte i tille, e mbajne aty!
Si në cdonfushë mur.Shkoni në Maqedoni.Me të njëjtën sasi lekësh,dyfishin e mallit mundet të blesh.Këtu te ne zi çdo gjë.Por si mundet të shkojë mirë bankat dhe leku,kur në krye të saj është akoma një i zgjedhur dhe përkëdhelur i Sali Berishës,Antishqiptarit më të madh të kohërave.Ne të thjshtët se besojmë.dhe sndikojmë dot.Po hajde mbushi mëndjen atij që e ka mëndjen tek pocet e brekushe e jo të puna.
Po ky i famshmi prefesor Stoja pse nuk flet dhe per dollarin, sepse dhe ai ka qene dikur 144 leke dhe sot eshte 110. Dikur ka qene dhe 90 leke.
A e mban mend i famshmi prefesor Stoja se dikur para 10-15 vitesh 1 euro kembehej me 120 leke, u desh nderhyrja e ekonomistit te famshem S. Berisha per gjoja futja e shpejte ne zonen euro dhe euro-ja kerceu brenda 2-3 ditesh ne 140 leke.
Prefesori i famshem Stoja nuk na thote se sa ta mbajme kursin e kembimit te euros, sa te dollarit amerikan, dollarit kanadez dhe sa ate australian.
Prefesor, mos harro eshte treg i lire.
Prodhusve shqiptare u duhet ta tatojne mire tregun, te prodhojne produkte bio e cilesisht te rangut evropian, te lidhin kontrata ku te marrin persiper pergjegjesit e tregut etj dhe jo te mbulohen me veprime artificiale te cilat jane afat shkurter.
Profesor Stoja, ekonomia nuk eshte leksion ne auditor, eh prefesor sa larg je ti nga drejtimi i suksesshem i nje njesie ekonomike. Provo aftesine tende prefesor, lere katedren dhe hyri nje aktiviteti ekonomik, pa ta shohim bithen tende, qe na jep leksioni nga katedra.
E di ti profesor se duke u ulur kursi i kembimit te euros une si prodhus shqiptar fitoj shume ne blerje makinerie dhe paisje, te cilat shtojne dhe risin cilesine e prodhimit, pra rrisin aftesine e prodhimit shqiptar ne trgun evropian.
O prefesor qe mos ta zgjas dil nga katedra dhe futu ne pune
AS, profesori Stoja, po punon seriozisht po ju jep mend.qe nuk i keni. Kjo eshte puna e tij.
Koment pa pike vlere. I paguar nga banka qendrore. Asnje argument nuk qendron.
Politika e uljes te vleres se valutave ne Shqiperi ne favor te lekut eshte dukuri qe duhet te korigjohet sa me shpejt. Profesori nderuar Stoja ka vene ne dukje disa nga shqetesimet qe sjell kjo politike por demet jane edhe ne drejtime te tjera. Shqiperia shet ne tregun e jashtem obligacione ne euro dhe paguajme norma interesi nga 5% deri 7%. Shtetet e BE shesin me taksa nen 1%. Kjo fakt eshte pasoje kryesisht e faktit se Banka e Shqiperise, me rezervat valutore qe ka nuk u jep siguri investitoreve te huaj ne tregun financiar boteror qe ne te paguajme jo me shume se 1% per borxhet qe marrim. Meqenese valuta kushton lire kush e pengon Banken e Shqiperise te shtyp leke dhe te bleje valute qe te rrise rezervat valutore. Perse Bankat e huaja te nivelit te dyte blejne me leke, qe marrin nga Banka e Shqiperise, e nxjerrin jashte milione euro. Emigracione sjell pasuri ne vend dhe kjo pasuri del perseri jashte vendit. Familja shqiptare dhe vendi vetem varferohet nga forcimi i lekut. Forcimi i lekut i sherben ndonje individi qe ka borxhe ne euro, grupi, banke private spekullative por jo zhvillimit te vendit dhe projteve te qeverise.
Banka e shqiperise eshte ne dore te hajduteve te korruptuar qe e vjedhin
ne heshtje ashtu si vjedhin gjithe pasurite e tjera te kombit dhe popullit.
Ky zoteria qe ka bere artikullin e ka shume te qare situaten dhe jo vetem ne nivel akademik. Po ta shihni, eshte konsulent I Bankes Qendrore te Anglise. Prandaj bolle bete pordh injorantesh po merrni mesazhin qe thote se I vlen fjale e mendja. I referohem atyre komenteve mesiper pa pike vlere
Sic thote edhe komentuesi As, ky cvleresim i euros karshi lekut ka edhe te miren e blerjes se makinerive jashte shtetit nga prodhuesit vendas! Mirpo blehen edhe produktet bujqesore, sic thote artikull-shkruesi. Po edhe emigranti shqiptar vjen me ralle ne vendin e ti. Po ti shtojme ketyre edhe blerjen e euros nga shqiptari i pasur per depozitime/shpenzime jashte shtetit, per arsye nga me te ndryshmet (studime femijesh, pushime, etj), i bie se ky mbivleresim i lekut karshi euros ka disa minuse me shume se sa pluse. Aq me teper qe ndodhi shume shpejt, brenda 1-2 vjetesh!
Ka dy gabime te renda ne kete shkrim:
1. Me ligj, kursi i kembimit ne Shqiperi eshte i luhatshem (fleksibel). Pra Banka e Shqiperise nuk ka detyrim te nderhyje ne treg (intervenim). Ka 1000 aresye pse eshte keshtu. Uroj qe artikullshkruesi ti dije.
2. Objektivi i inflacionit eshte 3 % dhe jo 2-4%. Banka e Shqiperise aplikon Inflacion targeting (shenjestrimi i inflacionit). Pra, percakton ndryshimin e vleres se normes baze te interesit nisr nda diferenca midis inflacionit te parashikuar dhe inflacionit te shenjestruar (3%). Nese kjo diference eshte negative atehere ulet norma baze e interesit (periudha e tanishme ne BSH).
3. Objektivi i Bankes (inflacioni) kercenohet kur kursi i kembimit ulet nen nje nivel te caktuar, i cili cenon vleren e ardhshme te inflacionit duke rrezikuar deflacion (artikullshkruesi besoj e di cdo te thote deflacion per ekonomine). Per perllogaritjen e vleres kufi te kursit ka modele te sakta dhe nuk pse te flitet qesim.
Neqoftese objektivi per BSH i inflacionit eshte 3% dhe sot eshte 1,4% atehere duhet qe BSH te nderhyje duke shtupur leke dhe duke blere valute. Perse nuk e ben kete veprim? Cilat jane arsyete?
i ke ron n’kok shqiptaro, kjo osht pytja. Kur objektivi osht 3% dhe inflacioni 1.4% pse s’nderhy tani po vjet qe ish inflacioni 2.2 nderhyni? Te thojn arsyet pse, e mos te mcifen mrapa justifikimevet kot, sna le ligji. po vjet pse i la ligji?
Agim, po flet ti qesim. Nese ligji e ndalon kategorikisht nderhyrjen, atehere si mundi Banka te nderhyje vjet kur bleu 400 milion euro? Pastaj nese ligji eshte pengesa, perse permenden turistet e remitancat, per te konfuzuar njerezit?
Ti nuk e paske lexu artikullin. Ky zotnia kte po thot, objektivi eshte 3% por ka nje tolerance. Nese s’ka tolerance, aq me keq per Banken e Shqiperise qe e ka len inflacionin te ulet aq shume. Kjo trajektore mund te sjelle edhe deflacion, jo terheqja e eurove te teperta dhe rritja e sasise se lekut ne qarkullim qe do rriste inflacionin.
Timi te falenderoj per komentin.
1. Banka nuk nderhyn sa here leviz kursi, por vetem nese rrezikohet objektivi i inflacionit (si ne rastin e gushtit te vitit te kaluar)!
2. Hyrjet nga turistet dhe remitancat perbejne oferten e valutes se huaj ne Shqiperi. Rritja e tyre reflektohet tek ulja e kursit, fuqizimi i lekut. Nuk kam pare ndonjehere qe banka te jete mburrur se ka ruajtur kursin, por e gjitha politika e saj e normave te interesit e prek dhe ruajtjen e kursit te kembimit.
3. Deri para 4 vjetesh objektivi i inflacionit ka qene 2-4%. Pastaj u be 3%! Pra, u qenderzua! Nese eshte me mire apo me keq, kjo ha shume diskutim. Jo per tolerancen qe permendni ju.
4. Qe pas krizes inflacioni eshte ne nivele te ulta per shkak te kerkeses se ulet agregate. Banka kontribuon ne rritjen e saj duke ulur normen baze te interesit. Ajo eshte shoqeruar me uljen e normave te interesit per depozitat, per kredite dhe bonot e thesarit. Te gjitha keto synojne te stimulojne konsumin dhe investimet duke dekurajuar kursimet. Keto jane instrumentet qe ka ne dore Banka. Eshte fakt, qe derimetani ja ka arritur te shmange rrezikun e deflacionit.
Gimi, asnjoni skerkoi te nderhyj Banka sa her leviz kursi. Me sa kuptova un ky thot qe me inflacion 1.4 gjendja esht me e rrezikshme tani se c’ishte vjen ne gusht kur inflacioni ish 2.2.
Jashte valles te gjithe dine te kercejne.po faktoret e tjere a dine ri llogarisin keta te hijte? Pastaj ky vyvernatori i sotem ka keshilletare te huaj. Valle as ata nuk fine gje. Pse nuk ndeshen kata keshilletaret e huaj me njeri tjetrun?
Jashte valles te gjithe dine te kercejne.po faktoret e tjere a dine ri llogarisin keta te hijte? Pastaj ky guvernatori i sotem ka keshilletare te huaj. Valle as ata nuk fine gje. Pse nuk ndeshen kata keshilletaret e huaj me njeri tjetrun?
Ky po qe i biri Stavrit dhe Rozes eshte vertet “Dardha bie nen dardhe”,se edhe prindet i ka pas gjeniale ne profesion.
Bota na merr te miret,ketu mbesin rezilet.