Një aksident tragjik ka ndodhur orët e drekës në fshatin Papër të Elbasanit, në aksin rrugor Elbasan Peqin.
Sipas raportimeve, përplasja e tre automjeteve me njëra tjetrën ka shkaktuar katër viktima dhe dy të plagosur.
Viktimat janë 30-vjeçarja Jonida Kotorri, e cila jetonte në Tiranë.
Po kështu humbën jetën Fatushe Agolli, 68 vjeçe, Lumturi Hoxha, 58 vjeçe dhe shoferi Gëzim Kotorri, 55 vjeç.
Mësohet se dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Një nga makinat ka kaluar bordurën.
Dy automjete janë përplasur ballazi, kurse një makinë është përfshirë më tej në aksident.
Raportohet se forcave zjarrëfikëse u është dashur të presin mjetet për të nxjerrë trupat.
e.ll./dita

Aksident për shkak të motit të keq? Për nj’at rumullak dilni që po shkëlqen atje bënte do e kisha besuar sikur qielli ne foto të mos ishte blu dhe asfalti i thatë fare fare
Parakalim duke dale ne linjete kundert dhe duke menduar se shoferi perballe e ka per detyre t’i hape rrugen. Mjerim tragjik.
Aksident për shkak të motit të keq? Për nj’at rumullak dilli që po shkëlqen atje nolt do e kisha besuar sikur qielli ne foto të mos ishte blu dhe asfalti i thatë fare fare
…dhe flasim per pasojat e termetit !?
Edhe ne irak nuk vdesin kaq shume