Video/ Aksident tragjik në Elbasan, 4 të vdekur, 2 të plagosur

Edona Llukacaj

Një aksident tragjik ka ndodhur orët e drekës në fshatin Papër të Elbasanit, në aksin rrugor Elbasan Peqin.

Sipas raportimeve, përplasja e tre automjeteve me njëra tjetrën ka shkaktuar katër viktima dhe dy të plagosur.

Viktimat janë 30-vjeçarja Jonida Kotorri, e cila jetonte në Tiranë.

Po kështu humbën jetën Fatushe Agolli, 68 vjeçe, Lumturi Hoxha, 58 vjeçe dhe shoferi Gëzim Kotorri, 55 vjeç.

Mësohet se dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Një nga makinat ka kaluar bordurën.

Dy automjete janë përplasur ballazi, kurse një makinë është përfshirë më tej në aksident.

Raportohet se forcave zjarrëfikëse u është dashur të presin mjetet për të nxjerrë trupat.

 

 

e.ll./dita

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *