Një zakon i mirë
Lënë nga të parët
Nuk bëhet një darkë
Pa qenë dajallarët.
Në dritë të diellit,
Në rreze të hënës
Në krye të sofrës
Vëllezërit e nënës.
Respektin e madh
Vërtet e kanë hak
Se dajot me nipër
Kanë të njëjtin gjak.
Lumturinë e botës
Nënës i dhurojnë
Kur nipër e mbesa
Dajot respektojnë
Po na rriten nipërit
Shkojnë edhe me lopë
Duan të kenë dajo
Diku në Evropë.
S’i ngroh dritë e diellit
As rreze e hënës
Nuk janë modern
Vëllezërit e nënës.
Pa kapaçka janë
Të gjitha sahanët
Sot kryedajo
Kemi evropianët.
Në mos e besofsh
Vazhdo e habitu
Rrimë para tyre
Sus edhe gatitu.
Në do të guxosh
Që të bësh potere
Ata me veshë ngjitur
I ke mu pas dere.
Jo nuk të bërtasin ,
Vetëm buzëqeshin
Me dhëmb’ të BE
Ta kafshojnë veshin.
Ikin dajallarët
U kry dhe misioni
Krahët lart në qiell
Bukur hap avioni .
Në barkun e madh
Shtrirë dajallarët:
“Vështirë paska qenë
Me këta shqiptarët…”
Jemi mijëra vjet
Në trojet arbnore
Mjaft e bëmë veten
Të na mbajnë për dore
o PETRIT ZHILI m epelqen qe je “JUGUZUAR ” dhe se e ke zevendesuar si ARBEN DUKEN por edhe metriken e vargut e ka si CAJUPI dhe me vone edhe si MUSAARAJ .