Vijnë dhe ikin dajallarët

anazapta

Një zakon i mirë

Lënë nga të parët

Nuk bëhet një darkë

Pa qenë dajallarët.

 

Në  dritë të diellit,

Në rreze  të hënës

Në krye të sofrës

Vëllezërit e nënës.

 

Respektin e madh

Vërtet e kanë hak

Se dajot me nipër

Kanë të njëjtin gjak.

 

Lumturinë e botës

Nënës i dhurojnë

Kur nipër e mbesa

Dajot respektojnë

 

Po na rriten nipërit

Shkojnë edhe me lopë

Duan të kenë dajo

Diku  në Evropë.

 

S’i ngroh  dritë e diellit

As rreze e hënës

Nuk janë modern

Vëllezërit e nënës.

 

Pa kapaçka janë

Të gjitha sahanët

Sot  kryedajo

Kemi evropianët.

 

Në mos e besofsh

Vazhdo e habitu

Rrimë para tyre

Sus  edhe gatitu.

 

Në do të guxosh

Që të bësh potere

Ata me veshë ngjitur

I ke mu pas dere.

 

Jo nuk të bërtasin ,

Vetëm buzëqeshin

Me dhëmb’ të BE

Ta kafshojnë veshin.

 

Ikin  dajallarët

U kry  dhe misioni

Krahët lart në qiell

Bukur hap avioni .

 

Në barkun e madh

Shtrirë dajallarët:

“Vështirë  paska qenë

Me këta shqiptarët…”

 

Jemi mijëra vjet

Në trojet arbnore

Mjaft e bëmë veten

Të na  mbajnë për dore

Share This Article
1 Comment
  • o PETRIT ZHILI m epelqen qe je “JUGUZUAR ” dhe se e ke zevendesuar si ARBEN DUKEN por edhe metriken e vargut e ka si CAJUPI dhe me vone edhe si MUSAARAJ .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *