Janë përgatitur dorëshkrimet e manualit “unik” të Historisë së Rusisë e rishkruar me disa ndryshime që bëjnë diferencën në interpretimet e deritanishme të ngjarjeve dhe personaliteteve historike
Batuta e vjetër se Rusia është një vend me një “të kaluar të paparashikueshme”, po kthehet në aktualitet nga përpjekjet e fundit të Kremlinit. Në skrivaninë e presidentit Putin, ka mbërritur projekti më ambicioz midis të gjithë atyre që janë lançuar këto kohë: drafti final i Historisë së Rusisë. 80 faqet e udhëzimeve do t’i besohen një skuadre historianësh për t’u bërë gati mundësisht për vitin e ardhshëm shkollor. Manuali “unik” i historisë për shkollat ruse duhet të mbyllë “pluralizmin” e më shumë se 60 librave aktualisht të autorizuar dhe shpesh të anshëm në interpretime.
Por, ky draft i prezantuar nga ajka e akademikëve rusë, ka qenë objekt i një debati të ndezur, në një vend ku një pjesë e opinionit publik është shumë krenar për gjëra për të cilat të tjerët do të dëshironin të kërkonin ndjesë. Mbi disa tema është bërë një lloj kompromisi. Revolucionin e Tetorit, që manualet sovjetike e përshkruanin si “eventin më të madh të viteve ‘900” , e që më vonë do të deklasohej në “grushtin bolshevik”, në fund u ripagëzua si “Revolucioni i madh rus i 1917-s”, duke përfshirë aty edhe revolucionin borgjez që kishte përmbysur edhe monarkinë e Romanovëve.
Përplasja më e madhe ndodh mbi personazhin më “të spikatur” të shek. XX në Rusi: Stalinin. I kudondodhur deri në vdekjen e tij në vitin 1954, madje autor i manualit të tij të historisë (i famshmi “Kurs i Shkurtër i Partisë Komuniste”), u ndalua të përmendej deri sa hyri në fuqi Perestrojka. Gjatë viteve të fundit të lidershipit të Putinit, Stalini ka hyrë nëpër filma, monumente, manifestime, të cilat e paraqesin atë si një udhëheqës të madh.
Pas një debati, i cili zgjati deri ditën e fundit në lidhje me përkufizimin “socializëm stalinist” u preferua termi teknik i “variantit sovjetik të modernizimit”, i cili përfshin industrializimin dhe luftën kundër nazizmit, duke u përpjekur që të ruajë një qasje të “ekuilibruar” në përshkrimin e tmerreve dhe sukseseve.
Një tjetër argument problematik është raporti me ish-satelitët. Siç ka konstatuar me keqardhje drejtori i Institutit të Historisë Universale, Alexandr Chubarian, në të gjitha vendet ish-komuniste me përjashtim të Bjellorusisë dhe Armenisë, periudha sovjetike trajtohet si “koloniale”, përkufizim, të cilin “nuk e tretin” dot “kolonizatorët”. Për pushtimet e shekujve të kaluar ka mjaftuar një ndërhyrje politikisht korrekte: “zgjedha tartaro-mongole” është zëvendësuar me “zgjedha e Hordhisë së Artë”, për të mos ofenduar shtetasit rusë të rrjedhur nga Xhenxhis Khani.
Vështirësohet situata edhe në lidhje me historinë bashkëkohore: ndërsa Putin beson se rënia e Bashkimit Sovjetik ka qenë “katastrofa më e madhe gjeopolitike e viteve ‘900”, në shumë vende ish-sovjetike ky event celeborohet si festë kombëtare.
Pra, nuk është një rastësi që Putini kërkoi si në kohët komuniste një manual “unik”, një ofensivë edhe ideologjike duke shënuar kështu dinjitetin kombëtar për të arritur konsensusin e të gjitha palëve. Ngjarja e fundit e rrëfyer në manual është zgjedhja e Putinit si president i Rusisë në vitin 2012, por në të nuk përmenden protestat në shesh, të cilat e shoqëruan zgjedhjen e tij. Nga kritikat janë tërhequr edhe oligarkët rebelë si Berezovsky e Khodorkovsky. “Megjithatë mësuesve, – premton Chubarian, – do t’u lejohet një liri interpretimi nëpër shkolla, në pritje që një ditë, një fitues i ri i zgjedhjeve të rishkruajë historinë sipas mënyrës së tij./D.Gjuzi
putini eshte njeri i madh, e mori rusine qe ishte nje vend ne anarki ku shumica skishte per te ngrene, dhe e beri prape nje superfuqi me peshe ne arenen nderkombtare!! Mire do ishte ta kishim pasur ne nje putin ne vend te ketyre ballistave qe hiqen si demokrate apo socialiste!!!
Ca thua more ? Je ne metra ti apo i ke thene menjdes “ik pirdhu”? Putini s’eshte gje tjeter vecse nje stalin ne miniature! Ai burgos cdo kundershtar dhe e drejton shtetin si despot! Me sa duket ti ar mik (apo mikeshe…?) je ndonje nga bolshevike e fundit te shqiperise ….. nga ata qe i thonin stalinit “babe”!
Stalini eshte njeriu qe fitoi luften e dyte boterore, normale qe ruset e adhurojne!!!
Putini eshte me keq se Stalini, sepse ai sillet ne demokraci si diktator
Ndersa Stalini sillej si ditkator ne diktature, cka eshte normale,
Megjtihate do thosha se ne Rusi e urejne Stalinin, por ne shqiptaret nuk kemi te drejte ta urejme Stalinin, sepse ai ne na ndihmoi falas fare _Pa asnje interes
Stalini na dha fabrika, uzina moderne , per tekstielet, naften, minierat, indsutrine e lehte e ushqimore,etj, hidrocentrale, drithera bukte, armatim modern,
Pranoi me mijera studente shqiptare ne universitetet e Moskes, dergoi me mijera specialiste nga te gjitha fushat e jetes qe ndihmuan ne zhvillimin e jetes sone ne kulutre , art, kinematografi, sport, ushtri, industri etj etj —-
—–Dhe te gjitha keto ndihma te jashtezakonshme ne vlere me miliarda dollare ….Stalini na i dha falas __ne nuk paguam asnje qindarke
Shto ketu pastaj ndihmen qe na dha kunder jugosllaveve dhe kunder provokacioneve te herepas hereshme qe na benin “miqte” greke per te pushtuar jugun e Shqiperise
Biles Stalini ishte i interesuar edhe per historine e popullit tone
Ai i tha njehere Enverit :…A mos keni ju lidhje me popullsine baske, se i keni zakonet e mortore te njejta me ato baske ….etj
Duhet te kemi respekt per ata qe na kane ndihmuar ne ditet tona me te veshtira,
sepse treogjme qe jemi tamam qenie njerezore, jo insekte
se vetem insektet nuk kane ndergjegje qe te vleresoje ndihmen
Them insektet, sepse kafsha ka aq vete-dije sa te vleresoje kur ti e ndihmon….
Beja njehere nje bisede me nje rus nga Ukrahina me te cilin ishim ne nje zyre bashke _-Dhe une e pyeta njehere per Stalinin
Ai e urente –Une i thashe :..ne Rusia na ka dhene ndihma ne kohe te Stalinit ne cdo apsekt
Ai ma ktheu :Por populli rus atehere nuk ishte me ju ishte me serbet
Ju pergjigja une :…Por mire, edhe une nuk mburr popullin rus per ndihmen qe na dha , por mburr Stalinin
Ai tha :Ne Rusi e urejn te gjithe Stalinin
Une ja prita :….Pse e urreni ju , kjo nuk do te thote ta urej une
Perkundrazi une e dua , sepse ai ka ndihmuar popullin tim ,kunder grekeve dhe serbeve ,pervec ndihmave oa fund qe na ka dhene
Dhe as qe dua tja di fare ca mendoni ju dhe keta (bera me koke nga nje amerikan ) per Stalinin,
…Une mburr ate qe ndihmon mua , popullin tim , jo ate qe ndihmon ty , man ….
Dhe me kaq biseda u mbyll.. ….Por e kisha mik, se benim biseda te ndryshme nga kultura dhe na haej muhabeti si inxhinjera qe ishim
–Ne fakt ai ishte rus me origjine cifut, por e quante veten rus
ne rusi stalini doli personi i 3 me i dashur pas aleksander njevskit dhe pjetrit te madh!
http://www.youtube.com/watch?v=yn7Yh78h4dg
Z. Rama duhet ti bej nje ftese Kryetarit Russ Z.Putin te vizitoj njeher Tiranen!
Thjesht per ri hapur perspektive ekonomike,ku shumica e Ortodoksis Shqiptare do te jete PRO ketij takimi e vizite te Kryetarit Russ Z.Putin!
Shum e drejte rehabilitimi i Stalinit, Eshte ai burre shteti qe me forcat e ushtris se kuqe theu bishen Gjernano naziste dhe cfare tha: Ne nuk do ta zhdukim Gjermanin nga Harta politike e botes ashtu sikur kishte deklartuar Hitleri se Rusin do ta heqet nga harta e botes. Jo Stalin the qe Gjermanin do ta kthejnme ne nje vende te demokracis popullore .Ja c`fare ndryshim diametarlisht i kundet.Ket e them per ata qe kekojne ta bejne Stalin “njelloi” me Hitlerin. Bota po ndyshon dhe gjarat do te vijne ne vendin e vet. Vladimir Ilic Lenin eshte i pari personalitet politik botrore qe denancoi traktetin e fshahte te Londers i cili coptoi Shqiperin dhe pas tije vjen edhe Presidenti Amerikan. Te mos harrojme ato te mira qe kishin keta udheheqes.
Historia vetem duhet te shkruhet dhe jo te behet ajo behet nga aktoret, ndersa ata qe e shkruajne duhet te mbajne pergjegjesi ne se ajo deformohet.!
O aliu Nga Selenica
mqse jam i ri ne moshe, nuk di shume per historine e luftes kunder nazisteve dhe fashisteve.
a me shpjegon dot se kush i luftoi ne shqiperi kete bishe??
te faleminderit nese me thua ndonje gje.
Ja ta them une meqe ti nuk lexon _-por ben mire te lexosh se tani ka libra plot
Ok, Te jap une nje thenie te Kryekomandantit te forcave aleate , amerikani Eisenhower
i cili me vone u be president i Amerikes
Kryekomandanti Eisenhower ne 1945 deklaroi nga Bari, Itali ,ku ishte selia e Komandes ,
se :.”…..forcat partizane shqiptare gozhduan ne Shqiperi 4 divizione gjermane..” ….
Keto fjale qe ka thene Eisenhower jane deshmia me e pakundershtueshme e luftes heroike te partizaneve tane trima kunder nazizmit
Shqiperia qe ishte nje vend me më pak se 600,000 banore harinte te angazhonte ne luftime 4 divizione gjermane ….!!!????
Kjo do te thote se lufta e partizaneve shqitpare ishte heroike…..ndaj edhe gjermanet u hakmoren duke shkateruar toalisht cdo gje,saqe UNRA atehere deklaroi
se :….Shqiperia ishte vendi me i shkateruar nga lufta e dyte boterore, nisur nga madhesia e vendit dhe e popullsise
Dhe interesant eshte fakti, se megjithse Kryekomandanti i forcave aleate thoshte se Shqiperia ka luftuar kunder nazizmit,
delegacjoni amerikan ne konferencen e paqes ne Paris ishte ne te njejtin mendim
me Britaniket dhe me greket, se gjasme Shqiperia nuk kishte luftuar kunder nazizmit dhe duhej copetuar si ndeshkim
Dhe duhet thene se atehere anglo-amerikanet per ti bere qejfin Greqise kerkonin ta coptonin Shqiperine ,
por Shqiepria shpetoi nga inteligjenca dhe kurajo heroike e Enver Hoxhes kryesisht
i cili e mbrojti luften e popullit tone ne menyre brilante saqe edhe amerikanet nuk u ndjene me, pasi degjuan Enver…djalin
Dhe shume vende te tjera ne Konference pasi degjuan argumentat e shendosha te Enverit,
te fuqizuara me karizmen e tij magjepsese ne favor te luftes sone u bene pro Shqiperise
seabshku me vendet lindore komuniste te cilat folen te gjitha pro nesh
Besoj se u sqarove ne nje fare mase ….
rajmond
ne se je vlonjat nuk te meren 100% te verteta c thua
une di qe balli kombetar dhe tere nacoinalistet perfshi ketu dhe xhafer deven luftuan ashperkunder allamonit.
shembull me te mire nuk ka qe rr. deshmoret e 4 shkurtit ja nderuam emrin dhe ja vume ibraim xhafer rugova
Nuk jam 100 % vlonjat. Jam gjys vlonjat dhe gjys kolonjar…dhe jam edhe gjys ballist e gjys komunist ne origjine–
Ndaj jam ploteisht i besueshem…
Cfare ka ketu per koment ???? as nje popull nuk mohon historine e tije, dhe vlresimet i bene sipas resultateve qe kane sjedhe qeverite e tyre ne periudha te ndryshme. Do komentojne shqiptaret per te tjeret !!!!
Kombet dinjitoze nuk hedhin ne koshin e pleherave fazat e zhvillimit te tyre historik e politik. Kombet serioze mbajne qendrime kritike ndaj cdo faze dhe personazhi por nuk ia lejojne vehtes ta fillojne gjithnje nga zero. Sepse, perndryshe, do te mbeteshin gjithmone ne nivelin zero. Prandaj, Rusia, pas gjithe atyre tronditjeve qe pesoi, eshte sot fuqi vendimmarrese ne bote dhe me reputacion absolut, se bashku me 3-4 shtetet me te fuqishme te botes.
Historine e ben ai qe fiton , eshte e drejte apo jo ky eshte realiteti sot ne bote dhe tek ne .