Senati amerikan ka ratifikuar protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut, ashtu si edhe ishte premtuar nga autoritet e SHBA.
Sipas rezultateve të publikuara, 84 senatorë kanë votuar pro anëtarësimit, dy të tjerë kanë votuar kundër, ndërsa 14 prej tyre nuk kanë marrë pjesë në votim.
Shtetet e Bashkuara tashmë i japin një shtysë të fortë anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Ratifikimi Protokollit të anëtarësimit deri tani është votuar nga shumica e shteteve që janë anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Shqipërinë.
Maqedonia e Veriut ka qenë peng i mosmarrëveshjeve për emrin me Greqinë, por ky ngërç, i cili prej shumë vitesh u bë pengesë e aspiratave të shtetit fqinj gjeti zgjidhje nga arritja e Marrëveshjes së Prespës.

e.ll./dita

Pse ne NATO po dhe ne B.E. jo ..?! Nuk eshte B.E.-ja ne NATO ..?! nUK BESOJ SE ESHTE NGATERESE ..!