Senati amerikan shprehet pro anëtarësimit të MV në NATO

Edona Llukacaj

Senati amerikan ka ratifikuar protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut, ashtu si edhe ishte premtuar nga autoritet e SHBA.

Sipas rezultateve të publikuara, 84 senatorë kanë votuar pro anëtarësimit, dy të tjerë kanë votuar kundër, ndërsa 14 prej tyre nuk kanë marrë pjesë në votim.

Shtetet e Bashkuara tashmë i japin një shtysë të fortë anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ratifikimi Protokollit të anëtarësimit deri tani është votuar nga shumica e shteteve që janë anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Shqipërinë.

Maqedonia e Veriut ka qenë peng i mosmarrëveshjeve për emrin me Greqinë, por ky ngërç, i cili prej shumë vitesh u bë pengesë e aspiratave të shtetit fqinj gjeti zgjidhje nga arritja e Marrëveshjes së Prespës.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *