Dorëhiqet nga posti kryetarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës

Leda Hysa

Kryetarja e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, Joana Qeleshi ka paraqitur dorëheqjen pranë Kolegjit të Lartë Gjyqësorë. Mësohet se Qeleshi ka zgjedhur një tjetër sektor për të vijuar profesionin e saj.

Duket se ka qenë sektori privat qe e ka joshur Qeleshin ku edhe pritet ta vijoje karrierën e saj.

Në letrën drejtuar KLGj-ës Qeleshi shkruan, se pavarësisht pasionit të saj për profesionin e gjyqtarit, duke qenë se i është ofruar një mundësi profesionale me preferencën dhe ekspertizë në fushën e Shoqërive Tregtare, ka vendosur të ndjek një stad të ri në karrierën e saj, duke iu përkushtuar sektorit privat.

Qeleshi thotë nder te tjera se mundësia që i është ofruar në këtë sektor në pozicionin e Drejtores Juridike pranënjë spitali jopublik, paraqitet si sfidë e re profesionale për të.

Mësohet se KLGJ e ka pranuar kërkesën e saj, duke e liruar nga detyra që mban. Qeleshi, drejtonte gjykatën e rrethit Durrës që nga korriku i 2013-s.

Ndërsa vendin vakant përkohësisht të Qeleshit në Gjykatë e ka Markeljan Koça deri në caktimin e kryetarit të përkohshëm, apo emërimin e kryetarit të ri. Emri i Joana Qeleshi e cila nuk i ishte nështruar ende procesit të vetting-ut, në të cilin po kalojnë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë, u diskutua në publik për rastin e dhënies së mandatit për Valbona Sakon si kryetare e bashkisë Durrës.

Edhe pse Gjykata e Durrësit kishte marrë një vendim për mos njohjen e mandatit të Sakos, dy ditë më pas e njëjta çështje u gjykua në të njëjtën Gjykatë ku drejtonte Qeleshi, duke i dhënë mandatin Sakos, këtë herë nga një tjetër gjyqtare.

 

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *