Kryetarja e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, Joana Qeleshi ka paraqitur dorëheqjen pranë Kolegjit të Lartë Gjyqësorë. Mësohet se Qeleshi ka zgjedhur një tjetër sektor për të vijuar profesionin e saj.
Duket se ka qenë sektori privat qe e ka joshur Qeleshin ku edhe pritet ta vijoje karrierën e saj.
Në letrën drejtuar KLGj-ës Qeleshi shkruan, se pavarësisht pasionit të saj për profesionin e gjyqtarit, duke qenë se i është ofruar një mundësi profesionale me preferencën dhe ekspertizë në fushën e Shoqërive Tregtare, ka vendosur të ndjek një stad të ri në karrierën e saj, duke iu përkushtuar sektorit privat.
Qeleshi thotë nder te tjera se mundësia që i është ofruar në këtë sektor në pozicionin e Drejtores Juridike pranënjë spitali jopublik, paraqitet si sfidë e re profesionale për të.
Mësohet se KLGJ e ka pranuar kërkesën e saj, duke e liruar nga detyra që mban. Qeleshi, drejtonte gjykatën e rrethit Durrës që nga korriku i 2013-s.
Ndërsa vendin vakant përkohësisht të Qeleshit në Gjykatë e ka Markeljan Koça deri në caktimin e kryetarit të përkohshëm, apo emërimin e kryetarit të ri. Emri i Joana Qeleshi e cila nuk i ishte nështruar ende procesit të vetting-ut, në të cilin po kalojnë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë, u diskutua në publik për rastin e dhënies së mandatit për Valbona Sakon si kryetare e bashkisë Durrës.
Edhe pse Gjykata e Durrësit kishte marrë një vendim për mos njohjen e mandatit të Sakos, dy ditë më pas e njëjta çështje u gjykua në të njëjtën Gjykatë ku drejtonte Qeleshi, duke i dhënë mandatin Sakos, këtë herë nga një tjetër gjyqtare.
l.h/ dita

po c’deshe
maj qileshe ,c’deshe !
Dorehiqet – vazhdon thote kafsha ripertypese e Dites
NUK I KA NGELUR ME NDONJE HU KU NGULEJ DITE
PER DITE.
DREJTESI PROSTITUTASH
Kush dorhiqet kuptohet qe ka abuzuar me detyren.
Babai i saj ,i famshmi Arben Qeleshi prokuror i pergjithshem,qe Saliu e perdorte si topuz,kunder kundershtareve politike(burgosjen e Fatos Nanos etj..).Ai erdhi ne kete post ,pas shkarkimit te Max Haxhise.
Vajza e tij,gjyqtarja e dorehequr,shoqe e ngushte e vajzes se Saliut,kane bere te dyja ,afera te renda korrupsioni dhe si duket vetingu e ka trembur shume.