Për pak sa nuk u prek Lufta e Tretë Botërore në vijim të manovrave ushtarake të NATO-s për një simulim të një ndërhyrjeje në Jugosllavi. “The Observer” sjell disa dokumente qeveritare amerikane të deklasifikuara që dëshmojnë për këtë
Në vitin 1983, NATO-ja dhe Pakti i Varshavës arritën në pragun e konfliktit siç nuk kishte ndodhur kurrë që nga kriza e raketave të Kubës, në vitin 1962. Dokumente qeveritare amerikane, të deklasifikuara në bazë të “Aktit të Lirisë së Informacionit “, me kërkesë të drejtorit të Shërbimeve Bërthamore, Peter Burt, e kanë zbuluar së fundi këtë fakt, i cili këtë javë u publikua në të përditshmen britanike “The Observer”.
Ato që e nxitën përshkallëzimin e konfliktit ishin manovrat ushtarake të Aleancës Atlantike, të quajtura “Operation Able Archer”, në të cilat u angazhuan mbi 40 mijë ushtarë amerikanë të NATO-s në shumë vende të Evropës Perëndimore. Qëllimi ishte simulimi i një skenari, i cili i tregonte Forcat Blu (të NATO-s) duke mbrojtur aleatët pas dërgimit të Forcave Portokalli (Pakti i Varshavës) në Jugosllavi në vazhdimësinë të tronditjeve të brendshme në të.
Gjithnjë në kuadrin e simulimeve, manovrat e perëndimorëve parashikonin që Forcat Portokalli pushtonin Finlandën, Norvegjinë dhe Greqinë, duke detyruar NATO-n të reagonte. Por, Moska i interpretoi në mënyrë të gabuar lëvizjet masive të trupave. I druhej një sulmi kundër Paktit të Varshavës dhe u përgatit që të lançonte sulmin bërthamor sipas rregullores ruse.
Dokumentet e deklasifikuara, vërtetojnë se sovjetikët vendosën të montonin një duzinë bombarduesish në Gjermaninë Lindore dhe në Poloni dhe njëkohësisht vendosën në pararojë 70 raketa “SS-20” me mbushje bërthamore. Gjithashtu nëndetëseve bërthamore sovjetike iu urdhërua të pozicionoheshin poshtë akujve të Arktikut në mënyrë që t’i shpëtonin vëzhgimit të NATO-s.
Perëndimi nuk do të kishte mësuar kurrë për kërcënimin e një sulmi sovjetik në vitin 1983, në kohën kur Shtëpinë e Bardhë ishte president Ronald Regan, po të mos qe për zbulimet që bëri Oleg Gordievsky, ish-agjent i KGB-së, i cili filloi të bashkëpunonte me shërbimet britanike, duke i lejuar kryeministres së atëhershme Margaret Theçer që të vihej në dijeni për aq sa ishte planifikuar.
Ky fakt e tronditi “Zonjën e Hekurt” në atë pikë sa e bindi atë mbi nevojën për të përshpejtuar përpjekjet për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë. Kur Mikhail Gorbaçov u vendos në Kremlin një perspektivë e tillë nisi të manifestohej. Për ish-kreun e Inteligjencës australiane, Paul Dibb, “Able Archer mund të ishte bërë shkak i një katastrofe të cilën askush nuk e dëshironte. Sulmet bërthamore midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara,do të kishin qenë të një fuqie edhe më të madhe se ajo që kërcënoi konfliktin global në vitin 1962./D.Gjuzi

dhe pastaj ishte paranoje e enver hoxhes qe ndertonte buniera?
Ehh mor Enea,, njerzit mendojne per kohen e atehershme sikur te jene tani ne kohe paqe, nuk ishte aq budalla enveri jo, e dinte shume mire se cfare vlonte ne bote, dhe e dinte se nga te 4 anet ishte i rrethuar nga fqinje qe prisnin vetem rastin per te sulmuar Shqiperin ushtarakisht.
Por faktet tregokan qe nuk paska qene paranoje po realitet.
rusi ja ka mbajt qadren SHBA se nuk ja mban as rusit e as kines,sa te jene SHBA te dhe BE ja nuk ja mban as njerit me prek SHBA te.